Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Z. Genci Muçaj zhvilloi një vizitë në qytetin Konja. “Qyteti i Mevlanës, Konja, zë një vend të veçantë në zemrën time. Duhet të jeni krenarë për të” u shpreh Ambasadori i Shqipërisë.
Ambasadori i Shqipërisë Z. Genci Muçaj gjatë vizitës në Konja u takua me Prefektin, Z. Muammer Erol. Muçaj shprehu kënaqësinë që gjendej edhe një herë në qytetin e tolerancës. Gjatë takimit Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Z. Genci Muçaj tha: “Qyteti i Mevlana Xhelaledin Rumiu-t, Konja, zë një vend të veçantë në zemrën time. Ndjehem i lumtur që ndodhem në një atmosferë përkujtuese të Mevlanës dhe duhet të jeni krenar për të. Shpresoj që së shpejti të realizoj një vizitë edhe më të gjatë”.
Ndërsa Prefekti i Konjas, Z. Muammer Erol u shpreh se “Ndihem i lumtur dhe është një bukuri më vete që ftesa dhe vizita përkoi me 740 vjetorin e Ceremonisë së Përkujtimit Ndërkombëtar”. Më pas ambasadori dhe prefekti shkëmbyen dhurata tradicionale dhe simbolike.