Mëngjesin e sotëm pranë Librit Universitar polici në krye të detyrës është sulmuar nga një qytetar i cili tentoi të kalonte semaforin edhe pse ishte i kuq.
Polici e ka ndaluar por është përballur me grushtin e punonjësit të Drejtorisë së Higjenës në Tiranë Eniel Arapo.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë së rendit, të cilët më pas bënë të mundur edhe arrestimin e zyrtarit në fjalë.