English

Shqiptari që përqafoi Ronaldon në fushë lirohet nga akuzat (VIDEO)

Shqiptari me nënshtetësi kanadeze 20 vjeçari Ronald Gjoka, nuk do të jetë më nën hetim për shkak të përqafimit të idhullit të tij Cristiano Ronaldo vitin e kaluar gjatë ndeshjes Real Madrid – Chelsea të luajtur në gusht.

Prokurorët nga Florida Jugore kanë tërhequr akuzat për dëbimin e tifozit.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se prokurorët kanë tërhequr akuzat kundër klientit tim”, tha Richard Hujber, avokat i Gjokës.

“Falënderojmë Cristiano Ronaldo-n për të gjithë ndihmën dhe konsideratën e tij për çështjen ku ishte përfshirë një student i ri me një të ardhme të ndritur.”

Vetë 20-vjeçari është shprehur se, shpreson që të ketë mundësi për ta falënderuar personalisht Ronaldon. “Ëndrra ime është ta takoj dhe t’i them faleminderit”, tha ai.

Zyra e përfaqësuesve ligjore kanë bërë disa herë përpjekje për të kontaktuar me pronarin e stadiumit “Sun Life”, ku u luajt ndeshja, por nuk ka marrë përgjigje. Pa dëshminë e viktimës, prokurorët thonë se çështja nuk mund të vazhdojë.

Por për rrëzimin e akuzave ndaj shqiptarit, ylli portugez i Real Madrid ndërhyri personalisht pasi i dërgoi një letër gjykatës duke kërkuar shpalljen e pafajshëm të 20-vjeçari.
2018

KOMENTE