Gojë më gojë, fjalë për fjalë, tre breza bashkëjetuar,
Për prespën dhe presparët(Prespa e vogël), dy fjalë do shkruaj,
do shkruaj për vatanë...
Kështu e ka nisur shkrimin e tij që buron nga zemra për vendin e tij, një prespar i thjeshtë por që asnjëherë nuk ka pushuar së treguari se Prespa është tokë shqiptare dhe i përket vetëm Shqipërisë. Një ndjenjë që është përcjellë brez pas brezi dhe që në ditët e sotme mjaft po përpiqen për ta shuar madje ta mbjellin që kjo tokë nuk i përket Shqipërisë.
"Gjysh edhe stërgjysh atje kanë lindur, si të nënës dhe ta babait, qysh prej shekujsh me radhë.
160 vjet kanë kaluar kur u lind gjyshi por historia nuk harrohet dhe akoma më shumë kur është e mbushur me tragjedi, të cilat vazhdojnë edhe në ditët që jemi sot.
Gjyshi si për fat i tregonte jo vetëm fëmijëve të tij 3 vajza dhe 3 djem, por dhe ne, nipërve e mbesave që fëmijërinë tonë e jetuam duke patur atë pranë, dhe ai duke i treguar si në përralla por që zemrën e kishte plot me dhimbje.
Ai vdiq në vitin 1950 (jetoi rreth 110 vjet)por "përrallat" transmetoheshin nga goja e gjyshes tonë deri në vitin 1975 kur ajo u nda nga jeta.
Prespa dhe Presparët.
Greqia, grekët apo grekomenët?
Histori apo tragjedi?
Padrejtësia e përgjithshme e Shqipërisë edhe për Prespën, për atë Prespë që me zemër të djegur, u ndanë nga kjo jetë, duke mos i tretur dheri me siguri, për amanetin që lanë dhe që vazhdon...
Ishte viti 1924 ai që i shpërnguli këta banorë autoktonë duke i zbuar nga toka e tyre për në Turqi, duke lindur dhe një fjalë e re "turk me zor" . Ishin greklt që vepronin me shumë zell që të çkombëtarizonin, gjyshërit tanë, baballarët tanë dhe ne fëmijët e tyre të bridhnim nëpër botë. Lanë shtëpitë, tokën, varet e të parëve dhe u shpërngulën në Turqi, por shqiptari desh të jetonte në vendin e tij, aty i shijonte dhe balta, aty ishte nderi i tij.
Dhe kjo ndjenjë që vlonte në gji i detyroi që pas një viti të ktheheshin përsëri në Shqipërinë mëmë ku jetuan bashkë me ne, ku jetojmë dhe sot por pa shumicën e tyre pasi koha solli dhe ndryshimet e veta, ku i preu në mes njerëzit duke i lënë në dy pjesë të ndryshme, por me shpresën se një ditë e vërteta do të vihet në vendin e vet.
Vitet kaluan si para çlirimit dhe mbas çlirimit të Shqipërisë dhe asnjë qeveri nuk morri mendimin të thotë as gjysmë llafi për këto pprona që akoma i gëzon Greqia, grekofonët apo dhespotët.
Pasuria ka një trashëgimi dhe këtë trashëgimi kush ja la atyre, nga e morën?
Kush ishte greku për këta njerëz?
Edhe në luftrat që bëri me Italinë, nuk silleshin mirë me këtë popull, pavarësisht se këta nuk ishin në luftë me të, dhe këtë më mirë e dinë ata që e jetuan atë kohë. Por dhe gjatë kohës komuniste asnjëherë nuk u fol për këto troje, por baballarët tanë nuk i harruan kurrë këto troje aq sa çdo darkë na tregonin me dore se pas atij malit shtrihej vatani i tyre, tokën ku kishin lindur dhe që i kishte ushqyer dhe rritur.
U deshën vite në heshtje por jo të harruara, dhe papritur në fillim të këtij shekulli të ri, shumë gjëra zgjohen përsëri nga gjumi. Eksodi që nuk e dimë sa na kushtoi, Kosova, Çamëria e së fundi shqiptarët në Maqedoni.
Po për prsparët çflitet vallë? - Mos vallë është farë e harruar?! Jo Kurrsesi..
Dikush mund të pyesë veten apo dikë tjetër, cilët janë grekët?
... dhe grekët e dytë si të parët e tyre...
Vërshuan shqiptarët pas prishjes së diktaturës, refugjatë shkuan, po ku vallë? ..në tokën e tyre por jo si zotër por si skllav i tokës së tyre.Në shumë fshatra të Korçës dhe të Devollit ku jemi vendosur që nga ai vit që na dëboi greku dhe deri më sot, po këta shqiptarë shkojnë e punojnë në tokën e tyre si refugjat dhe si skllav. Refugjat u bë e gjithë Shqipëria, por për ne ky mbiemër
u bë dy herë refugjat një herë kur punojmë andej si refugjat dhe tjetra në 1924 kur grekofonët na përcollën refugjat këtu ku jemi edhe sot në rrethin e Devollit të prefekturës Korçë.
Deri tani shumë është heshtur nga të gjitha qeveritë që vijnë dhe ikin, duke bërë që grekofonët të vazhdojnë t'i gëzojnë dhuratat e fituara (trojet) nga padrejtësitë që i janë bërë këtij kombi nga Evropa plakë.
Politika është tjetër, por popullin grek e respektoj, edhe ai e respektoi shqiptarin kur i trokiti në derë për të punuar, ndërsa qeveria greke dhe qarqet shoviniste greke....lanë shumë dhe vazhdojnë të lënë për të dëshiruar.
Po dhespotët e kishave ç'bënë?
Rrallë mund të ketë shqiptar që shkoi në Greqi dhe nuk provoi forcën e shkopit të policit grek për mos përmendur tortura nga më të ndryshmet dhe maskarallëqe të tjera që as mund të thuhen dhe jo më të shkruhen.
Shovinizmi grek e ka pasur në qelizën e vet që dhe emrin të na i ndëronte dhe e bëri jo pak, por në masë të gjerë te shqiptarët muslymanë edhe në ditët e sotme.
U vërsulën priftërinjtë nëpër pyje, rrugë e pa rrugë, kush të vinte më parë nëpër shtëpiat tona, shkollat e fshatrat tona. - Përse vallë?
Letra dhe fotografi të Krishtit i gjeje gjithandej nëpër shkollë madje pikërisht nëpër duart e fëmijëve të vegjël, kur në një kohë që ne kishim mungesa për gjërat më elementare të mbijetesës, na mungonte sapuni për të larë dhe lapsi për të shkruar.
Madje ata fillaun dhe praktikisht për të zbatuar rritet fetare, të krishtërimit, legena me ujë dhe një furçë i spërkatnin fytyrën fëmijëve, gjoja se po i bekonin me frymën e shenjtë të zotit. Por fëmijët ishin të vegjël dhe nuk e dinin çpo ngjet, ndërsa prifti shoqërohej nga ndonjë dritëshkurtër që rrugën nuk e gjente dot për vete.
Por një ditë dhe prifti u kthye mbrapsht, pasi në shtëpinë e njërit prej fsatarëve, një plak jo pak, por 80 - vite të mbajtura mbi supe, i mençur dhe i urtë, Hysen Refugjati e quanin, një krahinë e tërë e respektonte për mençurinë dhe zgjuarsinë e tij, urtësinë dhe kësillat e tij të vlefshme, ngriti sytë dhe i tha:
"Ti o prift nuk ma ndërove dot emrin në 1924, kur më more tokën, shtëpinë, vatanë ku unë linda dhe kalova fëmijërinë, dhe jo më sot, në këtë ditë, ndaj mos u mundo kot se këtu jam zot unë e jo ti, ndaj largohu nga ke ardhur. Dhe prifti kokëulur u largua nga fshati dhe nuk u pa më, në ato fshatra por u sulën për në Tiranë.
Shekulli 19 shte shekulli më i zi për shqiptarët, por pas rrebeshit thonë del diell. Le të shpresojmë që ky diell që na i kishin zënë të tjerët do të na ngrohë të gjithë ne shqiptarëve...
A do të na ngrohin edhe mirësitë dhe bujaritë bashkë me këto rreze dielli që po del për ne? - shtrohet pyetja.
Shpresojmë që të gjenë rrugën me gabimet që kanë bërë këtu e 100 vjet më parë.
A i kujtohet ndonjë greku kënga e vjetër ..Që Kosovë e Çamëri, Korça mbeti Shqipëri...!!
Dhe nëse nuk e dinë le ta mësojnë në këtë shekull të ri, pasi dhe thënia tjetër e një burri të mençur thotë:
...Selanik e tatëpjetë
si ka qënë do të jetë
Shqipëri me të vërtetë...
Dhe për kujtesë Presparët i kujtojnë grekomanëve:
Mal i madh ky Pelisteri
po nuk dimë ç'emër ka marrë
Ne nuk kemi vdekur por jemi të gjallë
Matanë ke Manastirë, ku gjyshërit tanë bënin pazarë
nganjëherë dhe në Follorinë dhe ne do jemi partnerë
nuk do rrimë te ju vasalë
Ti o mal që rri në këmbë
Pse nuk flet për çfarë ke parë
nip e dajo me serb janë
emrat qejf t'i ndërrojnë kanë
Po ju të mjerë nuk doni
që ligësitë t'i largoni
Se e dini ç'keni bërë
koka njerëzish keni prerë
barqe nënash kenë çarë
vratë e pretë me thikë në dorë
dhe krenoheni për të tëra
Lidhur kokën në shami një barbar në dhrahmi
dhe kur pyeta ç'është ky!
u mbur greku me kënaqësi:
200 koka i ka prerë në luftë me Çamëri
Ja pra si këto dhe të tjera, s'kanë të sosur ligësitë.
Ligjin e luftës akoma mban gjallë
dhe ëndra me sy hapur sheh
sesi Shqipërinë ta përlajë
dhe kështu do mbeteni ju, si greku i parë dhe ai i dytë
po ne duam partnerë
nuk do rrimë vasalë
Shënim i autorit
****************
Jam një banor, trashëgimtar i këtyre trojeve si mijëra shqiptarë të tjerë. Për presparët dhe Prespën, ashtu si Çamëria e krahina të tjera shqiptare në Greqi, grekët grekofonët dhe dhespotët na kanë borxh tokën tonë, shtëpitë tona, trojet tona shumë shekullore të zaptuara me forcë nga ata dhe vetëm me FORCË...
Shpresojmë që një ditë e vërteta të triumfojë.
Me respekt dhe me shpresë
Ylver Hysen Refugjati