English

Morthi dhe si të kujdeseni gjatë dimrit

Midis shumë problemeve që sjell dimri është edhe morthi. Por çfarë është ai? Bëhet fjalë për një acarim të lëkurës së këmbëve dhe të duarve që shkaktohet nga i ftohti dhe lagështira. Shenjat tipike janë ënjtje e duarve dhe këmbëve, krijimi i njollave me ngjyrë të kuqërremë në të kaltërzezë. Ai lokalizohet sidomos te gishtat, te gjunjët, te hunda dhe veshët, me kruarje fillestare të rënda dhe dhimbje. Arma kryesore? Parandalimi: me të ftohtin e madh, ju duhet të vishni çorape të trasha, doreza dhe këpucë të ngrohta të përshtatshme për dimër. Në raste të veçanta te këpucët mund të vendosni taban termik. Veshët duhet t’i mbuloni me një beretë që t’ju mbajë ngrohtë apo me kufje të posaçme veshësh që ju mbajnë ngrohtë. Por ndërkohë nëse nuk i keni marrë masat e nevojshme dhe tashmë këmbët dhe duart tuaja janë të plasaritura dhe me morth ne ju sugjerojmë disa mjekime natyrale për të cilat mund të konsultoheni edhe me mjekun tuaj të familjes:

Përzierje bimore
Ekspertët këshillojnë përzierje specifike bimore të posaçme për morthin, të pasura me taninë, resinë dhe vajra esencialë.

Speci i kuq
Është një ndihmës i shkëlqyer për qarkullimin e gjakut. Piperi i specit duhet të aplikohet në pjesët e prekura nga morthi, por kurrë tek ato të cilat janë të plasaritura ose të plagosura, për të mos rritur ndjesinë e djegies.

Rrepa
Këtë gjë e kanë këshilluar gjithmonë nënat tona. Dy janë zgjidhjet e mundshme: të fërkoni me një fletë rrepe pjesët me probleme ose në alternativë zhysni pjesët e prekura nga morthi në ujë me një çiban me disa feta rrepë.

Rrika

Një ilaç tjetër natyral është rrika, me fletët e të cilës, ashtu si edhe me rrepat, mund të fërkoni pjesët të cilat i keni problematike nga i ftohti apo lagështira. Mund të përdoret gjithashtu edhe duke i fashuar fletët e rrikave mbi këto pjesë.

Lëng limoni
Limoni është i mirë pothuajse për çdo gjë, madje edhe për morthin dhe plasaritjet. Mes ilaçeve më natyrale për këto raste është ai që të lyeni gishtat e këmbëve dhe të duarve me lëng limoni.

Lëng selinoje për mjekim
Ju duhet të zini disa gjethe selino në një gjysmë litri ujë për rreth një orë. Pasi të merrni lëngun e përftuar nga kjo zierje lëreni atë të ftohet dhe pjesët që i kini të prekura nga morthi lyejini dy apo tri herë në ditë.
Patatja
Janë një nga “ilaçet” më të praktikuara për të lehtësuar skuqjet e shkaktuara nga djegiet e diellit. Por janë edhe shumë të dobishme edhe në rastin e lëkurës së irrituar nga i ftohti dhe nga lagështia, morthi. Aplikimi i tyre është shumë i thjeshtë: merrni feta patatesh dhe vendosini ato te pjesët me probleme: veprimi kurues do të kuptohet nga dalja e niseshtesë së zhardhokut në këto pjesë.

Vajra bimorë
Masazhet e bëra te gishtat dhe pjesët e prekura nga morthi me vajra me bazë bimore mund të jenë shumë efektive. Kështu, ju mund të përdorni vajra aromatikë të përgatitur në shtëpi, për shembull me rozmarinë, nenexhik ose eukalipt. Por kujdes! Këto vajra nuk duhet të përdoren asnjëherë në rastin e plasaritjeve të lëkurës apo të plagëve.

Qepa
Në mesin e përfitimeve të ndryshme shëruese të qepës është edhe veprimi i saj i vërtetë si “antibiotik natyror”. Për të kuruar morthin ju duhet të merrni lëngun e freskët të saj, por gjithashtu mirë janë edhe fetat apo copat e qepës.

KOMENTE