Çështjet mes Greqisë dhe Turqisë nuk kanë për të rreshtur kurrë me sa duket. Çështjet janë gjithmonë të debatueshme aq sa ato përfshijnë një gaë të gjerë madje dhe kufirin detar si dhe hapësirën ajrore.
Mediat greke zbulojnë se, kryeministri Antonis Samaras ka përgatitur në bashkëpunim me ministrin e Jashtëm, Evangelos Venizelos rrugën që do të ndiqet për zgjidhjen e çështjes së kufirit në Mesdhe.
Vendimin për çështjet e pazgjidhura mes Greqisë dhe Turqisë do ta japë Gjykata e Detit në Hamburg, Gjermani. Kjo gjykatë do të marrë vendim edhe për kufirin detar mes Greqisë dhe Egjiptit.
Edhe Vendi ynë ka ende të pazgjidhur çështjen e kufirit detar me Greqinë. Athina ka kërcënuar se do të kërkojë arbitrash dhe për këtë gjë.