English

Arrestohet "familjarisht" kryebashkiaku i Kamzës

Arrestohet familjarisht kryebashkiaku i Kamzes dhe e shoqja...

Xhelal Mziu, kreu i bashkisë Kamzë dhe e shoqja kane rene ne pranga pak ore me pare.
Gruaja e Xhelal Mziut shiste bizhuteri te vjedhura ndersa kryebashkiaku, njekohesisht dhe i shoqi i zonjes, arrestohet per abuzim me detyren ne te njejten orar.

Ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje rreth orës 18:15 në një bar-pastiçeri pranë Presidencës, ku gjendej rastësisht Mziu dhe sipas burimeve policore, Mziu është vënë në pranga për pabarazi në tenderin e ndërtimit të rrugës Valias-Kamzë, kryer në maj 2013.
Sipas burimeve të 'A1 Report", bashkë me të duhej të arrestohej edhe drejtori i zyrës juridike të Bashkisë Kamzë, Atli Hoti, brenda së njëjtës akuzë, por ky i fundit është arrestuar pak çaste më vonë pas shpalljes person në kërkim: nga policia.
Mziu gjendet aktualisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Mësohet se ai ka bërë rezistencë ndaj policisë kur u arrestua sonte ne nje lokal ne Tirane, pranë Presidences..
Mziu u emërua në detyrë në 18 shkurt 2007. Aktualisht po kryente mandatin e tij të dytë në këtë detyrë si përfaqësues si Partisë demokratike..

Arrestohet edhe bashkëshortja e kreut të bashkisë Kamzë, Xhelal Mziu.

Në të njëjtën kohë me arrestimin e bashkëshortit të saj, të akuzuar për korrupsion në tender, në pranga ka rënë edhe zonja Mziu. Po sot Gjykata e Tiranës ka prerë masë arresti edhe për bashkëshorten e Mziut, pronare e një argjendarie në Kamzë.
Fletë-arresti është prerë me akuzën e bashkëpunimit të saj me një rrjet të grabitjes dhe shitjes së bizhuterive dhe sendeve me vlerë.
Bashkëshortja e Mziut bashkëpunonte me një rrjet prej 8 grabitësish të bizhuterive, të cilët sendet e vjedhura në dyqane apo banesa të qytetarëve I çonin për t’I shitur në dyqanin e saj.

KOMENTE