English

Berisha: Nesër në protestë për megamashtrimet e Edi Ramës

Për mosmbajtjen e premtimeve elektorale ish - kryeministri Berisha ka akuzuar qeverinë Rama-Meta. Në rrjetin e tij social në Facebook ai është shprehur se do të kthehen protestat e 97-ës.
Ja se si shkruan Berisha status në Facebook

TË GJITHË NESËR NË PROTESTË!

Shërbimi shëndetësor falas, megamashtrimi tjetër i madh i Edi Ramës!

“Të dashur miq, premtimi i përsëritur me qindra herë në takimet elektorale në sheshet, sallat dhe studiot televizive për të marrë votat shqiptarëve, u provua si një nga mashtrimet më të mëdha të Edi Ramës

Me ligjin që ka sjellë në parlament, qeveria Rama - Meta jo vetëm hodhi në kosh premtimin elektoral të Ramës, por bëri të kundërtën, duke rritur me 5 herë sigurimet shëndetësore në fshat dhe hoqi tavanin për rritjen e tyre në qytet. Këtij i thonë poshtërim i vërtetë i dinjitetit njerëzor, abuzim grotesk me ata që të besuan votën. Ne nuk duhet të pranojmë këtë megamashtrim!! TË GJITHË NESËR NË PROTESTË NË ORËN 12.00 PËRPARA KRYEMINISTRISË! sb

KOMENTE