Çekia do të vendoste veton kundër dhënies së statusit për Shqipërinë dhe këtë e pohon kryeministri çek, Jiri Rusnok. Në një intervistë për “EUROACTIV”, Rusnok deklaron se për shkak të mosmarrveshjeve të Shqipërisë me kompaninë CEZ, Praga do të vendoste veton por një veprim i tillë nuk iu desh të ndërmerrej sepse 5 vende të tjera e bllokuan këtë proçes.
Rusnok flet për një dëm të pallogaritshëm si pasojë e largimit të kompanisë çeke nga Shqipëria shkruan ora news.
“Ishte një shpronësim i paprecedentë i kompanisë. Ne besojmë se CEZ do të fitojë arbitrazhin. Unë i kam thënë kryeministrit shqiptar, Edi Rama gjatë një takimi në nëntor që nëse nuk njeh borxhin, me keqardhje do të bllokoj integrimin. Nuk është një gjë e këndshme, por nëse nuk na japin paratë ne nuk tërhiqemi nga vendosja e VETO-s”.
Duke shprehur bindjen në fitoren e kompanisë CEZ në arbitrazh, kryeministri çek shprehet se një qëndrim i tillë ndaj investitorëve të huaj si ai që u mbajt ndaj kompanisë CEZ do ti mbajë larg investitorët nga Shqipëria, që Rusnok e quan “vendi i bukur e i varfër ballkanik i mbushur me shpërndarës droge”.
Hollanda, Gjermania, Britania e madhe, Franca dhe Danimarka, bllokuan dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë gjatë Samitit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, pavarësisht rekomandimit të Komisionit Europian për vendin tonë.