English

Efira,maska multifunksionale dhe perfekte e fytyrës

Maska Multifunksionale EFIRA

Maskë eksfoliante, Rigjeneruese, Zbardhuese, dhe masazhuese.

Efira është një maskë 100% Natyrale dhe pa konservantë, prodhuar sipas një formule të vjetër, sekret i Bukurisë së Mbretëreshave ILIRE, Epirotase, Maqedonase dhe Greke, me vonë e shpërndarë në të gjithë Europën dhe Orient, ku bukuria e femrës adhurohet si një gjë e shenjtë. 
Përdoret për çdo lloj lëkure dhe në çdo moshë mbi 18 vjeç.
Ka efekt peeling (heq qelizat e vdekura), Natyral, aspak agresiv, të ngadalshëm por të vazhdueshëm. Duke hequr qelizat e vdekura, ndihmon në rigjenerimin natyral të lëkurës dhe fytyrës, në eliminimin e rudhave të vogla e të mesme dhe në zbutjen e rudhave të mëdha. Njëkohësisht ka edhe efekt zbardhues. Të gjitha këto vihen re që në ditët e para të përdorimit. 

E veçanta e kësaj maske është efekti i saj masazhues dhe tonifikues.

Mënyra e përdorimit:
Merrni gjysëm luge kafeje nga kjo maskë balsamike. Hidheni në një filxhan kafeje. Shtoni 15-25 pika lëng limoni të freskët. Përziejeni mirë dhe pastaj, me gishtat e dorës shpërndajeni në gjithë fytyrën dhe qafë, duke masazhuar lehtë, derisa të mbarojë e gjihtë sasia që pregatitët. Këtë maskë duhet ta mbani në lëkurë 15-30 minuta. Pas tre-katër minutash do të ndjeni në fytyrë një shtrëngim të lehtë që vjen duke u shtuar. Mos u shqetësoni, maska është duke bërë punën e vet. Nëse keni ndonjë plasaritje ose dëmtim tjetër të lëkurës mund të ndjeni një djegie të lehtë ose pak a shumë. Asnjë shqetësim. Kalon shpejt dhe lëkura riparohet.
Pasi të kalojnë minutat e nevojshme, shpëlajeni fytyrën me ujë pak të vakët. Nëse ju djegin sytë mos u shqetësoni, është efekti i limonit. Shpëlajini mirë sytë dhe djegia kalon menjëherë.
Dy-tre minuta pas shpëlarjes vendosni në fytyrë një krem ushqyes natyral mundësisht me baza bimore.
Kjo maskë, në fillim përdoret tre ditë rrjesht, pastaj një ditë po një ditë jo, dhe, pas stabilizmit të lëkurës duhet përdorur vetëm 2 herë në jave.
Sasia e saj mjafton për rreth 10-13 aplikacione. Kushton 18 mije leke të vjetra. Përdoret deri në 3 muaj pas hapjes/bimë mjekësore/

KOMENTE