English

Humb jetën 25 vjeçari te “Liqenit Artificial”

Një 25-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme mbrëmjen e sotme në kryeqytet, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

I riu me inicialet D.G, ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi në rrugën pranë “Liqenit Artificial”.

25-vjeçari udhëtonte me një biçikletë pa frena. Viktima ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme, pa mundur dot të marrë asnjë lloj ndihme mjekësore.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ata janë duke vijuar hetimet për të zbardhur shkaqet e saj.

KOMENTE