English

Jeta është që ta ndash me të tjerët. Ja se ç'bën një burrë i dashuruar (VIDEO)

Ai e bleu një fund të shkurtër ngjyrë rozë dhe filloi misionin e tij të pakthyeshëm për ta bërë gruan e tij të buzëqeshë gjatë kimioterapisë. Linda ishte diagnostifikuar me kancer të gjirit në vitin 2003, kohë kur çifti kishte lëvizur nga Arizona në New York, raporton "Huffington Post".

“Kur Linda u diagnostifikua, atëherë unë fillova me terapinë personale. Mora një minifund dhe dola jashtë duke filluar të bëj fotografi. Kjo nisi si diçka e vogël, pro më pas e pashë që nuk duhet të ndalesha. Kështu kam udhëtuar rreth e përqark SHBA-ve duke bërë fotografi dhe video vetëm me këtë minifund, vetëm e vetëm që ta bëj gruan time të qeshë gjatë kimioterapisë”, -është shprehur Bob.

“Mua më ndihmon që të qesh dhe të ndjehem pozitive”, -ka thënë gruaja e tij, Linda. Fotografitë e Bobit u bënë aq të famshme sa që çifti vendosi të krijojë një projekt “The Tutu Proejct”. Ai ka krijuar një libër me fotografitë e udhëtimit dhe historisë së tij, dhe deri më tani ka shitur tre mijë kopje të tij.
2021

KOMENTE