English

Paris. Trasplantohet zemra e parë artificiale

Një zemër artificiale totalisht autonome që riprodhon të gjitha funksionet e një organi të vërtetë. Është transplantuar për herë të parë në botë nga një ekip mjekësor europian në Paris, te një pacient me isuficencë kardiake në fazë termale. Proteza kushton nga 140 deri në 180 mijë euro.

Punonjësit mjekësorë franceze thanë se zemra u transplantua në një pacient mashkull në spitalin Georges Pompidou në Paris.

Kreu i firmës së medikamenteve “Carmat”, i cili financoi në riprodhimin e zemrës artificiale, tha se, "ne jemi të kënaqur me këtë transplant të parë, edhe pse është ende herët për të nxjerrë konkluzione, sepse jemi në një fazë të hershme”.

Conviti tha se zemra artificiale, e cila peshon sa 3-fishi i zemrës normale, do t’i duhet të paktën pesë vjet për t’u përshtatur plotësisht organizmit/Shekulli Online/

KOMENTE