Qentë mund të posedojnë aftësinë për të njohur tiparet e fytyrës përmes fotografisë - një aftësi e menduar që të jetë e veçantë vetëm për njerëzit.
Por një studim nga hulumtuesit në Universitetin e Helsinkit në Finlandë kanë ndjekur lëvizjet e syrit për të parë nëse ata shikojnë në fytyra të njohura dhe të çuditshme në mënyra të ndryshme.
Lëvizjet e tyre të syrit janë matur, ndërsa ata kanë parë imazhet e njerëzve të njohur në kompjuter ndërsa ata (qentë) rrrinin para kompjuterit.duke u krahasuar më pas me qen që u paraqiteshin fytyra që si kishin parë kurrë.
Qentë ishin trajnuar që të rrinin me durim para kompjuterit.
Ndërsa është e njohur se kontakti me sy është një pjesë e rëndësishme e komunikimit midis qenve dhe njerëzve , nuk ka ende studimembi aftësinë e qenit për të njohur fytyrat duke përdorur lëvizjen me sy.
Ekipi gjeti se qentë fiksonin shikimin e tyre më shpesh në fytyra të njohura duke treguar se qentë ishin në gjendje të perceptojnë fytyrat në imazhet .
Këto rezultate tregojnë se qentë mund të kenë aftësi njohëse të fytyrave të ngjashme me njerëzit.
Por ajo që më shumë i ra në sy studiuesve ishte se ata e ngulitnin shikimin më shumë në imazhet e qenve sesa në imazhet e njerëzve.
Për më tepër , disa pjesë të imazheve u paraqitën në forma të përmbysura.
Qentë i kanë parë me të njëjtin intesitet shikimi por më shumë kur imazhet paraqiteshin drejt dhe jo të përmbysur.