Një djalë 4 vjeçar në Kinë ka shpëtuar për mrekulli pasi ishte bblokuar në një tub çeliku me perimetër 40 cm.
Djali që kishte probleme dhe me dëgjimin e veshëve është ngjitur në tubin e çelikut dhe ka rëshqitur 60 metra brenda, pasi ka dashur të luajë apo të shuajë kuriozitetin e tij.
Ai ka qëndruar për 25 orë brenda në tub deri sa punëtorët erdhën dhe e shpëtuan.
Incidenti ka ndodhur në Kinë në provincën Jiangxi, në Pengze.