English

Edi dhe Linda Rama në familjen e Aleks Nikës

Si në çdo në prag Krishtlindjesh, pas humbjes së Aleks Nikës, Edi dhe Linda Rama edhe këtë vit kanë qenë në shtëpinë e dëshmorit të 21 janarit. Një pritje e ngrohtë nga familjarët të cilëve ende nuk u janë tharë lotët dhe ku dhimbja është pjesë e të përditshmes së tyre.

Moment i veçantë për vajzat e vogla të Aleks Nikës ishte hapja e dhuratave për të cilat Edi dhe Linda Rama ishin kujdesur që të ishin pranë dëshirave të vogëlusheve.

Një atmosferë feste në shtëpinë e Aleksit sot gjatë vizitës së Kryeministrit Rama dhe bashkëshortes së tij. Edi dhe Linda Rama kanë përcjellë për familjen Nika urimet më të sinqerta për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Aleks Nika është një prej 4 të rënëve në 21 janar 2011 në protestën e zhvilluar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

KOMENTE