Këshilli Bashkiak i Tiranës morri në shqyrtim dokumentin më të rëndësishëm të vitit, dokument i cili përcakton linjat e zhvillimit të qytetit në tre vitet në vijim, ndjek prioritetet strategjike, mbështet zhvillimin ekonomik dhe social të Tiranës, nxit punësimin dhe shpirtin e sipërmarrjes dhe financon mekanizma për t’u dhënë përgjigje problematikave sociale të shtresave në nevojë dhe atyre të margjinalizuara.
Dokumenti i sotëm është ka vijimësi logjike, programore dhe financiare. Ai hyn plotësisht në kuadrin e dokumentit të planifikimit buxhetor afat-mesëm 2014-2016, duke respektuar tavanet buxhetore, vijimësi e PBA 2013-2015. Veçanërisht ky i fundit është i rëndësishëm sepse përfaqëson një planifikim tre vjeçar koherent, i zbatuar për herë të parë në Bashkinë e Tiranës, me vizionin e ofrimit të zgjidhjeve tërësore dhe jo ad hoc, duke shënuar kështu një rritje cilësore shumë të madhe në mirëmenaxhimin financiar dhe vendosjen e objektivave të integruara për qytetarët e Tiranës.
Parashikimet buxhetore afat-mesme 2014-2016:
Buxheti total i Bashkisë së Tiranës për vitin 2014 është 8.645.847.000 lekë dhe paraqitet me rritje prej 5% në krahasim me buxhetin e vitit paraardhës.
Për vitin 2014, të ardhurat nga taksat e tarifat vendore janë parashikuar në shumën 7.511.533.000 lekë, ose 5% më shumë se parashikimi i vitit 2013. Për vitin 2015, të ardhurat do të jenë 4% më shumë se viti i mëparshëm dhe për vitin 2016 do të jenë 3% më shumë se parashikimi i vitit 2015.
Transferta e pakushtëzuar është parashikuar në shumën 1.134.314.000 lekë, ose 3% më e lartë se viti paraardhës, e parashikuar të rritet me 3 % në vit, për periudhën 2014-2016, referuar udhëzimeve të Ministrisë së Financave.
Shpenzimet e përgjithshme të Bashkisë së Tiranës për periudhën trevjeçare 2014-2016, për të gjitha funksionet parashikohen respektivisht në masën 8,645,847,000 lekë, 8,996,718,000 lekë dhe 9,238,394,000 lekë, me një rritje në përputhje me rritjen e nivelit të të ardhurave të parashikuara prej përkatësisht 5%, 4% dhe 3%.
Raporti mes shpenzimeve korente dhe atyre kapitale është respektivisht 65% me 35%, për vitin 2014 dhe parashikohet të ndyshojë në 59% me 41% për vitet 2015 dhe 2016. Sikurse vërehet, synohet rritja e këtij raporti në favor të investimeve çdo vit. Mesatarisht për 3-vjeçarin e parashikimit, peshat e shpenzimeve kryesore janë:
Shpenzime personeli 25%
Pesha e shpenzimeve të personelit ndaj totalit të buxhetit është ulur nga 26% në vitin 2013, në 25% për vitin 2014 dhe parashikohet të ruhet i njëjti raport edhe për vitet 2015 dhe 2016.
Shpenzime operative 35%
Shpenzimet operative zënë 35% të totalit të buxhetit në vitin 2014 dhe parashikohet të ulen në 28% për vitet 2015 dhe 2016.
Investime 35%
Investimet zënë 35% të totalit të buxhetit në vitin 2014 dhe parashikohet të rriten në 41% për vitet 2015 dhe 2016.
Njësitë Bashkiake 5%
Shpenzimet kapitale:
Në vitin 2014 do të vijojë zbatimi i projekteve që janë parashikuar në PBA-në e 2013-2015 dhe zbatimi i të cilave do të shtrihet në të gjithë periudhën afatmesme të parashikimit. Planifikimi është realizuar në bazë kostosh, për njësi të përcaktuara, sipas punimeve të kryera. Për vitin 2014, fondi total për shpenzime kapitale është në shumën 3.022.665.000 lekë ose 35% ndaj totalit të shpenzimeve.
Në fondin e shpenzimeve kapitale bëjnë pjesë:
Projektet e investimeve të realizuara nga Bashkia e Tiranës në infrastrukturë rrugore, rikualifikime urbane, shkolla, kopshte, çerdhe, etj., të cilat përbëjnë 64% të fondit total të investimeve;
Shpronësimet për interes publik, të nevojshme për realizimin e investimeve publike nga Bashkia e Tiranës. Shpronësimet përbëjnë 19% të fondit total të akorduar për investime. Rritja e fondit të shpronësimeve është e ndjeshme, për shkak të projekteve strategjike të ndërmarra nga Bashkia për periudhën e planifikimit.
Detyrimet afatgjata (principal dhe interesa) që rrjedhin nga marrëveshje kredie;
Detyrimet për pagesa të taksave e tatimeve të shtetit shqiptar për financimet nga donatorë të huaj.
Detyrimet për pagesa principali, TVSH-je dhe kosto lokale që rrjedhin nga marrëveshjet e kredive të Bashkisë dhe marrëveshjet e kontributeve përbëjnë 17% të fondit total të akorduar për investime.
Shpenzimet korente:
Në thelb të planifikimit të shpenzimeve korente është racionalizimi i shpenzimeve administrative, duke vënë theksin në funksionet prioritare si dhe në qëllimin e përdorimit të tyre për realizimin e funksioneve kryesore të Bashkisë së Tiranës. Për vitin 2014, fondi total për shpenzime kapitale është në shumën 5.650.882.000 lekë ose 65% ndaj totalit të buxhetit.
Shpenzimet korente përbëhen nga:
Shpenzimet e personelit, përbëjnë 25% të buxhetit total dhe janë rritur me 1% në raport me vitin paraardhës, duke parashikuar indeksimin vjetor;
Shpenzimet operative për ofrimin e shërbimeve sipas funksioneve, si shërbime publike prej 59% (ndriçimi publik, mirëmbajtja e ndriçimit, pastrimi i qytetit);
Shërbimet për arsimin prej 15%;
Infrastrukturën rrugore prej 9% (mirëmbajta e rrugëve) si dhe shpenzimet administrative për funksionimin e institucioneve të varësisë dhe aparatit të Bashkisë;
Transfertat për individët përbëhen nga transfertat për mbështetje sociale të shtresave në nevojë, si bonusi i qerasë, stimuj ekselence, si ai për nxënësit e shkëlqyer dhe stimuj të tjerë si pagesa për bebet, të cilat do të vijojë të ofrohen nga Bashkia e Tiranës edhe për periudhën në vijim. Përveç këtyre, për vitin 2014:
Do të vijojë të ofrohet fondi i garancisë për mikrokredi ose kredi që do të ofrohen për bizneset e reja të drejtuara nga të rinj, në shumën 90,000,000 lekë.
Në këtë fond do të shtohet nisma më e re e Bashkisë së Tiranës në kuadër të mbështetjes së biznesit dhe punësimit, në shumën 100,000,000 lekë, për projektin në mbështetje të SME-ve në bashkëpunim me AADF dhe NorFund.
Transferta për Njësitë Bashkiake. Për vitin 2014 transferta për njësitë bashkiake do të jetë në shumën 470.000.000 lekë. Fondi i parashikuar për mbulimin e shpenzimeve për shkollat dhe kopshtet si energji, ujë, materiale konsumi, telefon, etj, zë 27% të totalit të transfertës, ndërsa fondi që do të mbulojë nevojat e njësive bashkiake për paga, sigurime, shpenzime operative zë 73% të saj.
Të dhëna për vitin 2012:
Është e natyrshme të bëhet një bilanc i punëve të Bashkisë së Tiranës për vitin 2012.
Gjatë vitit 2012-2013, sipas planit buxhetor, Bashkia Tiranë ka investuar në 87 objekte/ kontrata të investimeve publike, me vlerë totale 3,988,909,705 lekë, në programet buxhetore, 48 projekte për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, 16 projekte për zhvillimin e sipërfaqeve urbane dhe 23 projekte të arsimit.
Investime në sistemin e infrastrukturës rrugore:Gjatë vitit 2012-2013, sipas planit buxhetor, Bashkia e Tiranës në infrastrukturën rrugore ka investuar në 48 projekte me objekt rikonstruksion dhe ndërtim të infrastrukturës. Vlera e këtyre objekteve në total është 1,468,705,509 lekë nga të cilat janë përfunduar 37 kontrata, me një vlerë totale 1,119,481,078 dhe 13 objekte të cilat janë në proces, me një vlerë totale 587,966,205.00.
Objekte të përfunduara:
Përsa i përket objekteve të përfunduara, janë kryer punime në kategoritë e mëposhtme:
Në trup të rrugës, 16 km gjatësi lineare dhe me një sipërfaqe totale të asfaltuar 113,182 ;
Në trotuare, me një sipërfaqe totale 42,341 ;
Në linja të ujësjëllësit të shtruar, me gjatësi totale 9,042 ml;
Në shtrim të tubave për kanalizimin e ujrave të bardha dhe atyre të zeza të shtruar, me një gjatësi totale 27,225 ml;
Për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarit janë parashikuar punime në kategorinë e ndriçimit, 670 ndriçues dhe në kategorinë gjelbërimit 2665 pemë të mbjella, kryesisht të tipit bli dhe 1098 bimësi në cilësinë e shkurreve.
Në këto projekte janë parashikuar ndërtim të 8 objekteve, nga të cilat 2 objekte janë në kategorinë e rrugëve kryesore dhe 6 objekte janë në kategorinë e rrugëve dytësore.
Projekte të parashikuara për rikonstruksion janë 29 objekte nga të cilat 11 objekte janë në kategorinë e rrugëve kryesore dhe 18 objekte janë në kategorinë e rrugëve dytësore.
Objekte në proces:
Përsa i përket objekteve të cilat janë proces janë parashikuar të kryhen punime në kategoritë e mëposhtme:
Në trup të rrugës 5 km gjatësi lineare dhe me një sipërfaqe totale të asfaltuar 40,869
Në trotuare, me një sipërfaqe totale 17,654 ;
Në linja të ujësjellësit të shtruar, me gjatësi totale 4,795 ml;
Në shtrim të tubave për kanalizimin e ujrave të bardha dhe atyre të zeza të shtruar, me një gjatësi totale 14,090 ml;
Për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarit, janë parashikuar punime në kategorinë e ndriçimit, 294 ndriçues dhe në kategorinë gjelbërimit 1168 pemë të mbjella kryesisht të tipit bli.
Në këto projekte janë parashikuar: ndërtim të 7 objekteve nga të cilat 2 objekte janë në kategorinë e rrugëve kryesore dhe 5 objekte janë në kategorinë e rrugëve dytësore.
Projekte të parashikuara për rikonstruksion. Janë 6 objekte nga të cilat një objekt është në kategorinë e rrugëve kryesore dhe 5 objekte janë në kategorinë e rrugëve dytësore.
Për objektet e mëposhtme është operuar me një financim të përbashkët të Bashkisë së Tiranës me Fondin e Zhvillimit Rajonal, nga të cilat 842,079 lekë janë investuar nga Bashkia Tiranë dhe 861,352,847 lekë nga Fondi i Zhvillimit Rajonal.Gjithashtu, investime të tjera në përmirësimin e infrastrukturës rrugore përfshihen edhe sistemim - asfaltimet nga të cilat përfitojnë 11 njësitë bashkiake të Tiranës, me një vlerë totale 174,349,791 lekë të përkthyer në sipërfaqe të asfaltuar në 100,360.
II. Investimet publike në programin buxhetor 2012, sipërfaqe urbane:
Gjatë vitit 2012-2013, sipas planit buxhetor Bashkia Tiranë në sipërfaqe urbane ka investuar në 16 projekte me objekt rikualifikim urban dhe mobilim urban . Vlera e këtyre objekteve në total është 1,131,220,668 lekë me t.v.sh, nga të cilat janë përfunduar 7 kontrata me një vlerë totale 208,302,677 lekë dhe 9 objekte të cilat janë në proces me një vlerë totale 922,917,991 lekë me t.v.sh.
Objekte të përfunduara:
Përsa i përket objekteve të përfunduara janë kryer punime në kategoritë e mëposhtme:
Në trup të rrugës 4.8 km gjatësi lineare dhe me një sipërfaqe totale të asfaltuar 20,390 .
Në trotuare me një sipërfaqe totale 8,760 ;
Në linja të ujësjellësit të shtruar me gjatësi totale 2,565 ml;
Në shtrim të tubave për kanalizimin e ujrave të bardha dhe atyre të zeza të shtruar me një gjatësi totale 5,823 ml;
Për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarit janë parashikuar punime në kategorinë e ndriçimit, 148 ndriçues dhe në kategorinë gjelbërimit 406 pemë të mbjella kryesisht të tipit bli dhe 1002 bimësi në cilësinë e shkurreve dekorative.
Duke u përqendruar brenda logjikës së mobilimit urban, në këto blloqe kemi investuar në këto kategori:Në krijimin e sipërfaqeve të gjelbra, me një total prej 3,262, në të cilat përfshihen jo vetem sipërfaqe në cilësinë e lulishtes por edhe dy kënde sportive.
Në këto projekte është parashikuar gjithashtu edhe asfaltimi i rrugëve dytësore në bllok.
Objekte në proces:
Përsa i përket objekteve të cilat janë në proces parashikohen të kryehen punime në kategoritë e mëposhtme:
Në trup të rrugës 16.9 km gjatësi lineare dhe me një sipërfaqe totale të asfaltuar 81,275 ;
Në trotuare, me një sipërfaqe totale 23,340 ;
Në linja të ujësjellësit të shtruar me gjatësi totale 8,005 ml;
Në shtrim të tubave për kanalizimin e ujrave të bardha dhe atyre të zeza të shtruar me një gjatësi totale 34,071 ml;
Për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarit janë parashikuar punime në kategorinë e ndriçimit 939 ndriçues dhe në kategorinë gjelbërimit 1,285 pemë të mbjella kryesisht të tipit bli dhe 491 bimësi në cilësinë e shkurreve;
Duke u përqëndruar brenda logjikës së mobilimit urban, në këto blloqe do të investohen dhe në këto kategori:
Në krijimin e sipërfaqeve të gjelbra, me një total prej 22,530 në të cilat përfshihen jo vetëm sipërfaqe në cilësinë e lulishtes por edhe kënde sportive.
Në këto projekte është parashikuar gjithashtu edhe asfaltimi i rrugëve dytësore në bllok.
III. Investime në sistemin arsimor dhe shërbim social:
Gjate vitit 2012-2013, sipas planit buxhetor, Bashkia e Tiranës ka bërë investime prej 1 388 983 528 lekë me një total prej 23 objektesh. Aktualisht, kanë përfunduar 7 kontrata me një vlerë prej 105 594 815 në sistemin e arsimit dhe shërbimit social dhe kemi në proces 16 kontrata me një vlerë 1 283 388 713 lekë, ku përfshihen rikonstruksione dhe ndërtime të reja, kopshte, çerdhe, shkolla të mesme dhe 9-vjeçare.
Objekte të përfunduara: (rikonstruksione):
Shkolla 9-vjecare “Murat Toptani”, instalim i sistemit të ngrohjes në 5 kopshte, kopshti 38 K, 39, 2, 6, 20, instalimi i sistemit të ngrohjes në kopshtin “Bregu i Lumit”, rikonstruksion i çerdhes nr. 47, 35, 30, 50.
Objekte në proces: (rikonstruksione):
Shkolla 9-vjeçare “Niket Dardani”, shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Brahja”, shkolla e mesme “Eqerem Çabej”, kopshti nr. 1, kopshti nr. 3, kopshti nr. 35, kopshti nr. 40, kopshti nr. 41, çerdhja nr. 15
Ndërtime të reja:
Shkolla 9-vjecare “Ahmet Gashi”, shkolla 9-vjecare në zonën e Kombinatit, shkolla e mesme “Hoxha Tahsin”, kopshti nr. 29, kopshti nr. 21, kopshti nr.14
Mobilime:
Aktualisht, Bashkia e Tiranës ka në proces kontratën e mobilimit të 21 objekteve arsimore me vlerë 52 793 520 lekë, nga të cilat:
Ka përfunduar mobilimi: 9 objekte (kopshti nr.27A, kopshti nr. 51, kopshti nr.31, kopshti nr. 26, çerdhja nr. 19, çerdhja nr. 30, çerdhja nr. 47, çerdhja nr. 50, çerdhja nr. 35.
Janë në proces: 12 objekte: kopshti nr. 40, kopshti nr. 41, kopshti nr. 1, kopshti nr. 3, kopshti nr. 21, kopshti Kodër - Kamëz, kopshti nr. 17, kopshti nr. 35, kopshti nr. 29, kopshti nr. 18, kopshti nr. 14, çerdhja nr. 15.
Një pjesë e investimeve të kryera ose në proces janë bashkëfinancim i Bashkisë së Tiranës dhe FZHR, e cila ka investuar, me një vlerë totale prej 275,337,291 lekë:
Shkolla e mesme “Eqerem Çabej”- 89,521,575 lekëShkolla 9-vjeçare “Ahmet Gashi”- 90 000 000 lekë Shkolla 9- vjeçare në Kombinat – 95,815,716 lekë (s’ka filluar ende)
Ndërhyrjet në objekte të përfunduara e në proces:
Këto investimeve u shërbejne afërsisht 600 fëmijeve në çerdhe, 1800 fëmijëve në kopshte, dhe 7400 fëmijeve të shkollave 9-vjeçare e të mesme
Ndërhyrje në 46916 m2 sipërfaqe trualli, sistemim i 27816 m2 sipërfaqe të gjelbëruara dhe sistemim oborri
Paisje me sistem të ngrohjes qendrore me peleta në 3 çerdhe, 15 kopshte dhe 7 shkolla 9-vjeçare e të mesme. Sistemi i ngrohjes qendrore është zhvilluar në ambientet teknike
Shtimi dhe rikonstruksioni i 21 dhomave dite/ngrënie në çerdhe, 57 dhomave dite për kopshtet. Ndërhyrja ka përfshirë dhe shtrimet me parket dhe pajisjen me nyje sanitare për secilin grup
Shtimi dhe rikonstruksioni i 21 dhomave fjetje në çerdhe dhe 66 dhoma fjetje në kopshte
Shtimi dhe rikonstruksioni i 17 ambjenteve të gatimit në kopshte e çerdhe
Ndërtimi sipas standarteve per shkolla 9- vjecare e te mesme i 6 palestrave me sipërfaqe totale prej 3005 m2 dhe 10 terreneve sportive. Palestrat janë të pajisura me ambiente ndihmese si dhomat e zhveshjes dhe dushet
Shtimi dhe rikonstruksioni i 144 klasave ne shkolla te mesme dhe 9-vjecare
Ndërtimi i 34 laboratorëve në shkolla, në përputhje me programin mësimor dhe nevojat e tyre
Ndërtimi i 11 sallave polivalente dhe bibliotekave në shkollat ku është bërë investimi
Gjithashtu, risi në investimet e Bashkisë së Tiranës janë dhe implementimi i paneleve diellore për ujin e ngrohtë nëpërmjet 4 projekteve pilot, 2 çerdhe dhe 2 shkolla. Nga ky implementim që vjen si bashkë-investim i Bashkisë së Tiranës me UNDP, përfitojnë ujë të ngrohte në nyje sanitare dhe dushe 2600 fëmijë.
Në të gjithë investimet në objektet arsimore janë vendosur sistemi i mbrojtjes kundër zjarrit MKZ.
Investimet e Ujësjellësit
Nr. i projekteve: 138
Vlera e investimeve: Rreth 590 milionë lekë
Gjatësia e rrjetit të ri të shtruar të Ujësjellësit: 116 854 metër linear
Gjatësia e rrjetit të ri të shtruar të Kanalizimeve: 7133 metër linear
Numri i familjeve që kanë marrë ujë për herë të parë këtë vit: rreth 9 mijë familje
Përsa i përket dokumentit të sotëm, shtyllat kryesore, kredoja financiare dhe morale të tij, qëndron në këto elemente:
Në ndërtimin e veprave të mëdha publike,
Në nxitjen e punësimit, dhe shpirtit të sipërmarrjes,
Përmirësimin e cilësisë së jetës nëpërmjet shërbimeve më cilësore
Mbrojtja e konsumatorit për shtresat në nevojë;
Projekt-buxheti reflekton nga njëra anë prioritet strategjike për zhvillimin e tij dhe nga ana tjetër, nëpërmjet një procesi gjithpërfshirës, harmonizon kërkesat e grupeve të interesit, e mbi të gjitha të prioriteteve të kërkuara nga vetë qytetarët e saj, apo të strukturave të zgjedhura nga ata.
Në fjalën time dua të përmend shkurtimisht shtyllat kryesore ku është bazuar projekti i propozuar, cila ka qenë arsyeja e vendosjes së prioriteteve, ky dokument synon të orientoje zhvillimin e Tiranës në tre vitet në vijim.
Projekt - buxheti si platformë e Tiranës Europiane
Ky dokument është pasaporta e Tiranës Evropiane, e Tiranës Metropol i zhvilluar, i një kryeqytetit dhe të denjë për të gjithë shqiptarët. Ky dokument mbështet plotësisht të gjitha projektet strategjike të qytetit, u jep mundësi atyre të realizohen në një kohë rekord, duke i shndërruar kështu fytyrën kryeqytetit tonë.
Kështu, në këtë projektbuxhet është parashikuar qartazi mbështetja për projektet si:
Zgjatimi i Bulevardit kryesor dhe Rehabilitimi i Lumit Tiranës;
Terminalin Multimodal të Tiranës;
Projekti i Tramit Linja Kinostudio – Kombinat;
Menaxhimi dhe trajtimi i mbetjeve në PPP-Projekt shumë i rëndësishëm i Sharrës;
Të gjitha këto projekte kanë në thelb disa karakteristika të përbashkëta:
Janë projektet më të mëdha infrastrukturore të ndërtuara në Tiranë pas shumë e shumë dekadash;
Ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin ekonomik të qytetit, nëpërmjet nxitjes së sipërmarrjes dhe të punësimit;
Përmirësojnë në mënyrë drastike cilësinë e jetës;
I kushtojnë shumë pak qytetarëve të Tiranës, sepse tre nga këta do të kryhen në formën e PPP, ndërsa Projekti i Bulevardit është pjesërisht kredi me terma të ulët.
Investimet në total janë 350.000.000 lekë, që i dedikohet për vitin që vjen të gjithë infrastrukturës së qytetit. Si asnjëherë tjetër, projekt-buxheti 2014 akordon 36% të shpenzimeve kapitale të tij për përballimin e shpronësimeve, kosto lokale dhe TVSH, kredive dhe interesave të tyre për të gjitha projektet e sipërpërmendura por edhe atyre në vazhdim.
Projekt- buxheti si platformë e sipërmarrjes dhe punësimit:
Ky dokument është në të njëjtën kohë një platforme e shëndetshme për nxitjen e sipërmarrjes dhe të punësimit. Kjo administratë ka patur si lajtmotiv të saj përmirësimin e klimës së biznesit, uljen e taksave dhe tarifave vendore, lehtësimin e aksesit ne sistemit financiar veçanërisht për kompanitë e reja.Statistikat e 12 muajve që po lëmë pas tregojnë që gjatë vitit që shkoi në Bashkinë e Tiranës u mbyllën 1845 biznese dhe u hapën 4284 të tjera. Bilanci është pozitiv me 2439 biznese të reja dhe afro 12 mijë të punësuar, sipas statistikave të institucioneve qendrore financiare.
Biznese të vogla: u mbyllën 1730; u hapën 3521Biznese të mëdha: u mbyllën 99; u hapën 613Biznese që cilësohen nga organet tatimore (VIP) u mbyllën 12; u hapën 4
Bilanci pozitiv në këtë kolonë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe shanseve për punësim vjen mes të tjerave edhe si rezultat i vazhdimit të aplikimit nga Bashkia e Tiranës të politikave miqësore për biznesin dhe në veçanti vënies në funksionim të plotë të qendrës së lejeve dhe licencave, ku tashmë bizneset shërbehen me një ndalesë të vetme, pranë Qendrës Lokale të Regjistrimit dhe Drejtorisë lokale të Tatim-Taksave.
Kjo përqasje, këto reforma, kane bërë të mundur futjen në tregun e punës të 12 000 qytetarëve më shumë, se në fillim të 2013. Përmes instrumenteve të tjerë të Bashkisë së Tiranës janë punësuar 55 persona, kryesisht nga komuniteti rom, nga kontraktorët e pastrimit të qytetit të Tiranës dhe afro 100 gra gjysma e së cilave kryefamiljare, kryesisht nga sektori i fasonëve. Në portalin e punësimit që operohet në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Tiranës gjatë këtij viti janë bërë 1489 aplikime, 760 persona nga aplikantët janë punësuar në sektorë të ndryshëm siç janë shërbimet, transporti, call-center, banka etj. 20 kompani vazhdojnë aktualisht të reklamojnë 326 vende të lira pune në portalin tonë të punësimit.
Instrumenti i ndërmjetësimit ndërmjet zyrës së hapur pranë Dhomës së Tregtisë dhe portalit të punësimit kanë mundësuar gjatë këtij viti, punësimin e afro 915 qytetarëve të Tiranës.
Këtë vit u mundësua për herë të parë vënia në funksionim e instrumentit të ri të nxitjes së zhvillimit ekonomik dhe punësimit, fondi i garancisë së Bashkisë së Tiranës për bizneset e reja apo ekzistuese që operohen nga qytetarë të Tiranës nën moshën 35 vjeç. 50 të rinjtë e parë pritet të marrin kredinë për hapjen apo zgjerimin e bizneseve të tyre, 353 të rinjtë e tjerë u është mundësuar trajnimi dhe hapja e një biznesi të ri, falë një skeme bashkëpunimi midis Bashkisë së Tiranës dhe BB. 40 grante me një shumë prej 2500 dollarë secili janë dhënë për 40 plan-bizneset më të mira.
Në projekt buxhetin e paraqitur, mbështetet iniciativa e radhës e Bashkisë së Tiranës me rreth 1 milion USD, të parashikuara për t’u futur në një fond të veçantë, së bashku me fondet e qeverisë norvegjeze dhe të Fondit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit. Edhe kësaj here, synimi ynë është nxitja e shpirtit të sipërmarrjes dhe punësimin e sa më shumë qytetarëve të Tiranës.
Të nderuar këshilltarë,
Projekt-buxheti si platformë e përmirësimit të cilësisë së jetës.
Ky dokument mbështet plotësisht edhe angazhimin tonë për një Kryeqytet me infrastrukturë moderne, me rrugë cilësore, me çerdhe e kopshte me kushte sa më të mira për vogëlushët e Tiranës, me shkolla sa më të përshtatshme për një mësimdhënie cilësore.
Nëpërmjet programit të shërbimet publike vendore që synon përmirësimin e cilësisë së jetesës nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës në blloqet e banimit, dhe qe përbën 23% të buxhetit të investimeve të Bashkisë së Tiranës për periudhën 2014-2016, sigurohet:
Rehabilitimin dhe rikonstruksionin e 82.5 km rrugë nëpër blloqe banimi;
Ndërtimin dhe përmirësimin e rreth 127,450 m2 sipërfaqe të gjelbërta dhe ambiente çlodhëse;
Ndërtimin e 9 këndeve të reja sportive;
Krijimin e rreth 10,000 m2 hapësira për parking;
Ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza me gjatësi 3.5 km;
Mbjelljen e rreth 5.740 pemëve të reja;
Ndërtimin e rreth 74 km rrjete inxhinjerike (KUZ dhe KUB);
Sigurimin e një ndriçimi sipas standarteve bashkëkohore për rreth 350 ha blloqe banimi.
Nëpërmjet programit të arsimit parauniversitar që synon përmirësimin e infrastrukturës arsimore si dhe ambienteve ndihmëse e rekreative në të gjitha objektet arsimore, dhe që përbën 21% të buxhetit të investimeve të Bashkisë së Tiranës për periudhën 2014-2016 do të realizohen:
Rikonstruksioni i 4 kopshteve;
Ndërtimi i 5 kopshteve të rinj (Kopsht i integruar);
Rikonstruksioni i 14 shkollave 9- vjeçare;
Ndërtimi i 3 shkollave tё reja 9- vjeçare;
Rikonstruksioni i 2 shkollave të mesme;
Ndërtimi i 2 shkollave të mesme tё reja;
Rikonstruksion i shkollës speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara;
Ndërtimi i 4 palestrave tё reja dhe rikonstruksioni 2420 m² palestra ekzistuese;
Shtimi i 34 laboratorëve tё rinj;
Sistemimi, rikonstruksioni apo riformulimi si dhe gjelbërimi i 52,347 m2 sipërfaqe oborri tё shkollave te mesme dhe 9-vjeçare dhe 5,892 m2 sipërfaqe tё territoreve tё kopshteve;
Instalimi i sistemit të ngrohjes ne 11 objekte që do të rikonstruktohen;
Instalimi i sistemit të ngrohjes në 11 objekte të reja që do të ndërtohen;
Vënien në funksionim të plotë dhe eficencë të sistemit të ngrohjes në 92% të objekteve arsimore.
Nga këto ndërhyrje do të përfitojnë:
13 632 nxёnёs tё shkollave 9- vjeçare;2177 nxёnёs të shkollave tё mesme;1251 fёmijё tё kopshteve.
Nëpërmjet programit të kujdesit social që synon përmirësimin e infrastrukturës së të gjitha çerdheve të qytetit sipas standardeve bashkëkohore dhe që përbën 3% të buxhetit të investimeve të Bashkisë së Tiranës për periudhën 2014-2016, do të realizohen:
Ndërtimi i 3 çerdheve tё reja;
Rikonstruksioni i 5 çerdheve ekzistuese;
Ndërtimi i 5 kopshte – çerdheve të integruara;
Instalimi i sistemit të ngrohjes në një çerdhe ekzistuese dhe në 11 çerdhe të reja;
Vënia në funksionim të plotë dhe eficencë të sistemit të ngrohjes në 100% të çerdheve;
Shtimi i mjediseve të reja fizike në çerdhet e reja dhe të rikonstruktuara si:
dhomat e klasave prindërore, dhoma e psikologut dhe e mjekut, të cilat mundësojnë rritjen e cilësisë së shërbimit të ofruar në çerdhe.
Nga këto ndërhyrje do të përfitojnë:
Nga rikostruksioni i çerdheve ekzistuese përfitojnë rreth 455 fëmijë;
Shtimi i objekteve të reja do të mundësojë shtimin me rreth 800 fëmijë
Projekt-buxheti si platformë për shtresat në nevojë:
Por ky dokument është në të njëjtën kohë dokumenti për mbështetjen e shtresave në nevojë, apo i grupeve të marxhinalizuara shoqërore. Tirana tashmë mund të quhet se është një qytet me një infrastrukturë të mirë menduar për ofrimin e shërbimeve sociale. Këtë vit, buxheti i planifikuar për këto shërbime sociale, veçanërisht për mirëfunksionimin e qendrave sociale është rreth 66 milionë lekë. Janë tre qendra të hapura më shumë në këto dy vite në kryeqytet, të cilat ofrojnë shërbime për rreth 2300 qytetarë.
Prioritet i yni si edhe këtë vit, do të vazhdojë të mbetet zgjerimi i shërbimeve në:
Qendrat Sociale:
Menca sociale në 2 qendra;
Dërgimi i shërbimeve pranë klientit (shërbim familje, komunitet);
Shërbimi i fizioterapisë për PAK;
Klasa mbështetëse shkollore;
Shërbimi i emergjencës (shtretër, ushqim);
Gjithashtu, shumë i suksesshëm ka qenë edhe projekti ynë për mbështetjen për programin e banesave me kosto të ulët, me anën e të cilit kanë përfituar 1.588 familje.