Kompania e famshme Pantone e ka bërë zgjedhjen e saj: ngjyra tendencë e vitit 2014 do të jetë orkidea ndriçuese.
Në vitin 2014, ngjyra e përzier mes vjollcës dhe rozës, gjerësisht ngjyra e njohur ndryshe si Radiand Orchid do të jetë trend.
Si çdo vit, kompania e ngjyrave Pantone bën zgjedhjen e saj. Këtë vit ka qenë në modë ngjyra smerald. Ndërsa vitin e ardhshëm ngjyra e përzgjedhur përkthehet si një përzierje midis të purpurtës, fuchsias dhe rozës.
Leatrice Eiseman, drejtore ekzekutive e Pantone, shpjegon se "kjo ngjyrë në vitin 2014 është një ftesë për të inkurajuar inovacionin, kreativitetin dhe origjinalitet."
Nëse mendoni se është një ngjyrë klasike vetëm për femrat, nga Pantone thonë se kjo ngjyrë do të jetë në trend njësoj edhe për meshkujt, shkruan Living
Sigurisht këtë ngjyrë trend nuk do ta gjeni vetëm tek veshjet, por edhe tek makinat, rregullimi i enterierit dhe në detaje të tjera të vogla.