Një akt terrorist u shënua në rrethin e Kurbinit, që sipas hetimeve paraprake rezulton të ketë prapavijë politike.
Nje sasi e konsiderueshme tritoli u vendos ne kembet e nje shtylle te tensionit te larte te linjes se interkonjeksionit Tirane-Podgorice.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të datës 31 dhjetior, në vendin e quajtur Nderlalaj, në Milot, rrethi Kurbinit. Nga shpërthimi eksplozivit është këputur njëra këmbë e shtyllës në lartësinë 10 metra nga toka. Ndërkohë në këmbën tjetër të kësaj shtylle, në lartësi 10 metra nga toka është gjetur një sasi prej 16 kallëpe tritoli me peshë prej 6.4 kilogramë, në të cilën ishte vendosur një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës.
Prokuroria e Krimeve te Renda te Kurbinit ka nisur menjehere hetimet per vepren penale te 'shkaterrimit te prones me ekzploziv'. Sipas policise, akti terrorist ka prapavije te paster politike, pasi ne provat e administruara nga policia jane edhe dy kartona me mbishkrimet 'nafta' dhe 'taksa' te gjetura nga policet ne vendin e ngjarjes ne kembet e njeres prej shtyllave. Te dy kartonat ishin te ngjitura me natriban ne kembet e shtyllave te linjes se intekonjeksionit.
Shtylla objekt sulmi ndodhet në një faqe mali në afërsi të rrugës së vjetër Milot-Burrel pranë urës me harqe.
Policia tha se eshte duke punuar per zbardhjen e te gjithe dinamikes se plote te ngjarjes.
Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Kurbin për veprën penale “Shkatërrim prone me eksploziv”, parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.