English

Malarja. Si shkaktohet dhe parandalimi

Malarja 

Sëmundje infektive që shkaktohet nga një protozoar i gjinisë Plasmodium. Sëmundja transmetohet nëpërmjet pickimit të mushkonjave femër të infektuara; mushkonja Anopheles e cila e trasmeton shkaktarin nga pështyma e saj në qarkullimin e gjakut të njerëzve të pickuar. Shkakatari kalon nga qarkullimi i gjakut për në mëlçi ku maturohet dhe riprodhohet.

Njerëzit mund të preken nga 5 specie. Pjesa më e madhe e vdekjeve shkaktohen nga P. falciparum dhe P. vivax, ndërsa P. ovale, dhe P. malariae shkaktojnë një formë më të butë të malaries që rrallë është fatale.

Malarja është e përhapur në rajonet tropikale dhe subtropikale për shkak të reshjeve të dendura, temperaturës së ngrohtë dhe ujrat e ndenjur sigurojnë mjedis ideal për larvat e mushkonjave. Transmetimi i sëmundjes mund të reduktohet duke parandaluar pickimin e mushkonjave që realizohet duke marrë masa si izolimi i dritareve me rrjeta kundër mushkonjave , përdorimi i lëndëve repelentëve (largojnë insektet), dezinfektimi i ambienteve me insekticide dhe largimi i ujrave të ndenjura.

Edhe në Shqipëri kohët e fundit janë shtuar rastet me malarje aq sa dhe ministria e shëndetsisë është alarmuar për shifrat që janë në rritje.

Kontaktoni për çdo problem që mund të keni lidhur me pickimet por mos harroni dhe masat që duhet të merren para pickimit.
Kompania e specializuar GRIFIN, ofron dezinfektime cilësore të ambjenteve të ndryshme, ndaj kontaktoni në adresën e mëposhtme:

grfin.albania@gmail.com
+355 69 27 21 174
+355 66 60 66 679

KOMENTE