Një persona ka gjetur vdekjen ndërsa dy të tjerë janë plagosur pasi janë qëlluar me breshëri automatiku.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në parkingun e një hoteli në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa nga të shtënat me automatik ka gjetur vdekjen Mirdar Binjakaj, është plagosur Ledion Binjakaj dhe identiteti i personit të tretë ende nuk dihet, por që të tre ishin kushërinj me njëri-tjetrin.
Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e ngjarjes por dyshimet janë mbi një çështje borxhi të patur më parë mes kushërinjve.
Të plagosurit janë çuar me urgjencë në spital por nuk dihet makoma mbi gjendjen e tyre.