English

11 janar 2014 Prizren. Mbledhja e parë e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë

Dy qeveritë shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, do të mblidhen ne daten 11 janar, në një takim të përbashkët në qytetin e Prizrenit.

Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, numri një i qeverisë së Kosovës thekson se në këtë mbledhje do të merren vendime të rëndësishme për procesin integrues të dy vendeve
“Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë do të mbahet më 11 Janar 2014 në Prizren! Në mbledhjen e parë do të marrim disa vendime të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe atë në fushën e integrimit evropian! Po ashtu, do të vendosim modalitetet për themelimin e një fondi zhvillimor për Luginën e Preshevës! Bashkëpunimi mes nesh tani e tutje do të jetë edhe më i strukturuar. Synojmë një qasje të përbashkët dhe strategjike për interesat tona vitale. Fillimi i një rrugëtimi të ri” shkruan Thaçi.
Pak minuta më vonë edhe kryeministri Edi Rama i dedikoi një status në Facebook mbledhjes së përbashkët duke e çmuar si një faqe të re të bashkëpunimit mes dy qeverive.
“Mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës do të mbahet në 11 janar në Prizren. Do të çelim një faqe krejt të re bashkëpunimi mes dy qeverive që kanë sfidën e njëjtë të demokratizimit, modernizimit dhe integrimit të dy shteteve shqiptare në Bashkimin Europian. Me vetëdijen e lartë për potencialet e zhvillimit dhe nevojat për zhvillim të popullit shqiptar në të dy anët e kufirit, dy qeveritë do të ndërtojnë një qasje të përbashkët strategjike për të hapur perspektiva të reja ekonomike, sociale e kulturore për qytetarët tanë” thekson Rama.

Vendimi i pare, i bere publik deri tani te pakten, do te jete nje simbolike e forte, siç eshte ai per akordimin e një fondi të përbashkët për Luginën e Preshevës, për ngritjen e një materniteti në këtë zonë.

KOMENTE