English

20 vjeçari përfundon lakuriq në lavatriçe

Policia australiane ka shpëtuar një djalë 20 vjeçar i cili kishte mbetur lakuriq në një lavatriçe pasi po luante lojën "kuka fshehti" duke menduar se po i bënte surprizë të dashurës së tij.

Por loja përfundoi keq pasi forcat e emergjencës u thirën nga e dashura e tij e cila kuptoi se ai nuk mund të dilte nga lavatriçja.

Forcat e zjarrfikse dhe ato mjekësore mundën që vetëmpas 20 minutash mundim arritën të nxjerrin jashtë djaloshin.

Incidenti ndodhi të shtunën në qytetin Mooroopna , në veri të Melburnit , në shtetin Victoria .

Ndërkohë rreshteri i zonës paralajmëroi se këto lojra janë të rrezikshme dhe mos "dhunoni" pajisjet shtëpiake.

KOMENTE