Në deren e baneses se kreut te PD ne qytetin e Pogradecit Luan Lipo, mëngjesin e sotëm ishte vendosur eksploziv i cili dhe ka shpërthyer.
Në fillim u mendua se ishte tritol por më pas u vërtetua se ishte një bombë që fatmirësisht nuk solli dëme në njerëz por vetëm materiale.
Vetë kreu i PD-së Lipo ka dëshmuar se arsyeja do jetë për motive politike.
Policia ka nisur hetimet per rastin duke shoqeruar mbi 20 persona 7 prej te cileve ne cilesine e te dyshuarve.