English

Policia e Shtetit kryen një sërë arestimesh brenda disa orëve. Emrat

Më datë 06.01.2014, nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë u arrestua në flagrancë shtetasi Klejdi Manxhar Kurra, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u krye pasi në rrugën “Sefer Kondi” në Tiranë, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë duke vjedhur pasqyrat e një automjeti tip “Benz E-CLASS 270 CDI”, me targa AA 855 AM.

Nga kryerja e veprimeve hetimore, rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor edhe i disa vjedhjeve të pasqyrave të automjete, të kryera në kohë e vende të ndryshme në Tiranë.

Sa sipër, është dokumentuar tërësisht implikimi i tij, në vjedhjet e mëposhtme :

- Më datë 11.12.2013, në rrugën “Naim Frashëri” në Tiranë, dyshohet se ka realizuar vjedhjen e pasqyrave të automjetit tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 257 BB, në pronësi të një shtetasi.
- Më datë 14.12.2013, në rrugën “Irfan Tomini”, janë vjedhur pasqyrat e disa automjeteve në Tiranë të tipit Benx mercedez
- Më datë 21.12.2013, në rrugën “Frederik Shiroka”, jane vjedhur pasqyrat e automjetit tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 011 AL,
- Më datë 29.12.2013, në rrugën “Mihal Ciko” në Tiranë, janë vjedhur pasqyrat e automjetit tip “Mercedes-Benz”, me targë AA 901 IC,
- Më datë 05.01.2014, në rrugën “Stavri Themeli”, janë vjedhur pasqyrat e automjetit tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 978 GL,
- Më datë 05.01.2014, në rrugën “Stavri Themeli”, janë vjedhur pasqyrat e automjetit tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 900 AK, në pronësi të një shtetasi.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i K.P.

2. Më datë 06.01.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Erido Shyqyri Bruci, i datelindjes 18 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, sepse rreth orës 10.00, është ndaluar nga sherbimet e policisë rrugore, në afërsi të urës në rrugën e Elbasanit, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motorr tip “YINXIANG”, me targa AG 429. Neni 291 të Kodit Penal.

3. Më datë 06.01.2014, po nga komisariati i policisë Nr.2 Tiranë u arrestua në flagrancë shtetasi Lavdrim Hekuran Himallari, 28 vjeç, banues në Tiranë, sepse rreth orës 11.00, në rrugën e Kavajës duke drejtuar mjetin e tij tip “Ford”, me targa TR 7527 U, është përplasur me motorrin me targa CAD680, me drejtues shtetasin Xhemal Ramiz Frangu, 43 vjeç, ku për pasojë janë dëmtuar shtetasit: -Xhemal Frangu dhe bashkëshortja e tij Flora Frangu 35 vjec, të cilët u dërguan në S.Q.U, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i K.P.

4. Më datë datë 06.01.2014, nga komisariati i policisë Nr.4 Tiranë u kap në flagrancë shtetasi Adrian Agim Shima, 18 vjeç, i cili është kapur me një motor makine të tipit “Ford”, ku nga verifikimet e bëra rezulton i vjedhur.

5. Më datë 06.01.2014, nga komisariati i policisë Kavajë është arrestuar në flagrancë shtetasi Hekuran Bajram Haldeda, 28 vjeç, lindur në Lurë, Diber dhe banues në Tiranë, sepse rreth ores 20.00, eshte kapur ne flagrance nga sherbimet e policise duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, me targa TR 8191 F. Neni 291 i K.P.

KOMENTE