English

E doja marëzisht Danjelën, ndaj i vrava

Vrasja e katërfishtë në Korçë ka sjellë dhe arsyet e para të kësaj çmendurie të shkaktuar nga 40 vjeçari me një xhelozi të sëmurë dhe të paarsyeshme.

Bashkim Latollari, autori i ngjarjes, i cili ka ekzekutuar me armë zjarri dy çifte bashkëshortësh, ka treguar në polici me detaje çfarë ndodhi natën e vrasjes dhe shkakun kryesor që çoi në masakrimin e dy familjeve, asaj Meçollari dhe Metollari.

Pikënisja e gjithë ngjarjes ka qenë një lidhje dashurie jashtëmartesore, e cila çoi dhe në këtë krim të katërfishtë. Ai ka thënë se dashuria për Danjelën, njëra nga viktimat, ka qenë pikënisja e ngjarjeve tragjike që do të pasonin.

"Danjelën e doja marrëzisht. Doja të martohesha me të, të bëja fëmijë dhe ajo duhej të ndahej nga i shoqi. Por, gjithçka u prish nga daja i burrit të saj. I mbushi mendjen që të prishte marrëdhënien me mua, të rrinte me Belimonin. Nuk e durova dot prishjen e lidhjes dhe ndaj i vrava. Fillimisht vrava Danjelën dhe burrin e saj. Nuk do të toleroja përgjegjësit e ndarjes me Danjelën”, ka rrëfyer në polici me pranga në duar Bashkim Latollari.

Reagon babai i Belimon Meçollarit: Dua drejtësi për vrasjen e djalit dhe të nuses

Babai i Belimon Meçollarit, njërit prej viktimave të masakrës së Korçës, ka reaguar ditën e sotme, duke kërkuar drejtësi për autorin e krimit të katërfishtë. Në një prononcim për mediat, Neki Meçollari ka rrëfyer traumën që kanë pësuar dy nipërit e vegjël, pas vrasjes së prindërve. Ai ka kërkuar drejtësi për vrasjen e djalit dhe nuses së tij, nga Bashkim Latollari.

“Djali me nusen u vranë në sy të dy fëmijëve të tyre dhe nipërit e vegjël janë terrorizuar nga ngjarja. Djali im nuk kishte konflikte as me nusen e tij dhe as me autorin. Dua drejtësi për ngjarjen, që i mori jetën djalit tim dhe nuses së tij” është shprehur Neki Meçollari.

KOMENTE