English

Këshilli i ministrave miraton disa vendime dhe projektligje

PROJEKTLIGJE:

1. Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e privilegjeve dhe imuniteteve të Autoritetit Ndërkombëtar të Shtratit të Detit.

Protokolli për privilegje dhe imunitete për shtratin e detit, në të cilin kërkohet të aderohet, rregullon privilegjet dhe imunitetet e përfaqësuesve, anëtarëve dhe ekspertëve që kryejnë misione për Autoritetin Ndërkombëtar të Shtratit të Detit, të cilat janë hartuar në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit.



2. Për ratifikimin e protokollit shtesë 3 të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore.

Protokolli shtesë 3 ndërmjet Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës është jo vetëm plotësim i një angazhimi në marrëveshjen e vetme të tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, CEFTA 2006, por është edhe plotësim i kërkesave të vazhdueshme të komunitetit të biznesit shqiptar, veçanërisht atyre të peshkimit dhe konservave të peshkut, verës, vezëve, produkteve të freskëta bujqësore etj, të cilët janë të orientuar për eksport.

VENDIME:

1. Për miratimin, në parim, të shtesës nr. 2, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për programin kombëtar për Shqipërinë, në kuadër të komponentit, Instrumenti për Asistencën e Parazgjerimit, “Asistenca e tranzicionit dhe mbështetja institucionale për vitin 2011”.

Ky vendim ka për qëllim miratimin e rialokimeve të fondeve për projektet e parashikuara në marrëveshjen kuadër të financimit, në këto fusha: të drejtësisë dhe çështjeve të brendshme dhe mbështetje për Ministrinë e Financave dhe atë të Integrimit Evropian.

2. Për miratimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kroacisë, për ndryshimet në marrëveshjen, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kroacisë, për bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjellë.

Ky ndryshim vjen si pasojë e anëtarësimit të Republikës së Kroacisë në Bashkimin Evropian dhe, për këtë arsye, Kroacia është e detyruar të harmonizojë legjislacionin kombëtar me legjislacionin e Bashkimit Evropian.


3. Për një shtesë në vendimin nr.997, datë 10.12.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë qendrës së punës, brenda vendit”, të ndryshuar.

Me anë të këtij vendimi propozohet që personeli ushtarak i Forcave të Armatosura, që angazhohet në procesin e eliminimit të kimikateve stoqe, të trajtohet si një kategori e veçantë përfituese, për efekt të trajtimit financiar lidhur me dietat ditore, shpenzimet e fjetjes, si dhe shpenzimet e transportit kundrejt dokumentit tatimor përkatës, në rastin kur transporti nuk realizohet nga vetë institucioni, në analogji edhe mepunonjësite Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit, kur marrin pjesë në shërbime operacionale.

4. Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor.

Për shpërndarjen e buxhetit të spitaleve vendimi është mbështetur në reformën e nisur në shërbimin shëndetësor, në kuadër të racionalizimit të shërbimeve spitalore, në disa tregues si shërbimet që ofrojnë.

KOMENTE