English

Vendet bosh në administratë sipas ministrive

Aktualisht administrata ka rreth 400 vende vakante për të cilat po zhvillohen dhe do të vijojë dhe më tej procesi i konkurseve. I kontaktuar nga “Shekulli”, shefi i kabinetit në Ministrinë e Inovacionit dhe Administratën Publike, Lorin Ymeri sqaron se në çdo ministri po zbatohet procedura e konkurseve. Sipas tij, aktualisht disa prej posteve të rëndësishme siç është ai i Sekretarit të Përgjithshëm, nuk janë lënë bosh në pritje të procesit përzgjedhës, por emrat aktual janë të komanduar dhe janë në detyrë përkohësisht. “Po ndiqet me korrektësi procedura ligjore për zhvillimin e konkurseve, por kjo është në varësi të çdo ministre dhe në bazë të nevojave të tyre. Njëkohësisht secila ministri në bazë të asaj çka ishte premtuar nga mazhoranca e re, ka ulur me të paktën 20 % organikën e saj”, - sqaron Ymeri.

Njoftimet e DAP

Kryeministria, 28

Ministria e Financave, 14

Ministria e Energjisë dhe Industrisë, 36

Ministria e Arsimit dhe Sportit, 16

Ministria e Integrimit Evropian, 23

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, 1

Ministria e Mjedisit, 21

Ministria e Mbrojtjes, 34

Ministria e Punëve të Brendshme, 24

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 16

Ministria e Kulturës, 28

Ministria e Shëndetësisë, 21

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, 15

Ministria e Drejtësisë, 1

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, 59

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, 29

KOMENTE