Ylli francez i filmave, Gerard Depardieu është futur në telashe me ligjin - pasi i ka hedhur gjoja kova me ujë mbi konsumatorët e një bari nën shtëpinë e tij të pushimeve .
Depardieu , thuhet se humbi durimin e tij pas një mbrëmje festive të Krishtlindjeve në qytetin jugor italian të Leçes .
Në pamundësi për të fjetur , aktori francez pyeti pronarin e bar për ta ulur muzikën , dhe ishte zemëruar kur pronari refuzoi kategorikisht.
Një natë më pas , Depardieu , i cili ka marrë shtetësinë ruse në shenjë proteste ndaj planeve franceze për një mbitaksë 75 për qind , mori frenat në duart e veta , njoftoi gazeta lokale Quotidiano Puglia .
Në një skenësi nëpër filmat e tij , thuhet se filloi duke derdhur ujë i nevrikosur mbi konsumatorët që nga ballokoni i shtëpisë së tij.
Pronari kështë kundërpërgjigjur duke raportuar Depardieu në polici .
Pas aksionit të policisë ,ylli Montecristo njoftoi shitjen e shtëpisë së tij.
Ai i tha gazetës italiane Corriere della Sera : " Problemi është se unë nuk kam gjetur këtu inteligjencën , ndjeshmërinë dhe hapjen ndaj dialogut që unë di se është pjesë e karakterit të popullit të Puglias