English

Parandalohet vrasja në kohë reale. Arrestohen 5 personat që do të kryenin vrasjen (VIDEO amatore nga skena e kapjes)

2036
Policia e Tiranës ka arritur të kryeje një aksion të suksesshëm ndërsa ka parandaluar paraditen e së enjtes një vrasje në Kamëz.
Shërbimet e Sektorit për Aktet Terroriste dhe Krimeve të Rënda, Sektorit për Operacionalet Speciale dhe Komisariatit të Policisë nr.5, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, duke vlerësuar në kohë informacionet e grumbulluara, parandaluar vrasjen e Nik. M., 43 vjeç, banues në Kamëz. 43-vjeçari ishte vënë në shënjestër nga atentatorët pasi kishin konflikt prej disa muajsh, për motive të dobëta.

Forcat e policisë arrestuan në flagrancë shtetasit:

Gëzim Riza Prelaj, 41 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz,

Besnik Riza Prelaj, 39 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz,

Agron Riza Prelaj, 37 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz,

Saimir Riza Prelaj, 31 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz,

Xhevahir Ibrahim Hoxha, 27 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz.

Policia tha se filloi hetimet ne lidhje me kete ngjarje, ndersa ngriti akuzat e vrasjes se mbetur ne tentative per te pese personat. Policia ka marre ne mbrojtje edhe 43-vjeçarin qe i shpetoi krimit.

KOMENTE