English

Vritet Miss Venezuela Monica Spear Mootz

Aktorja venezueliane dhe njëkohësisht ish Miss Venezuela Monica Spear Mootz, 29 vjeç dhe ish burri i saj britanik Thomas Henry Berry , 39 vjeç, janë vrarë në autostradën që lidh Puerto Cabello me qytetin qendror të Valencias, Venezuelë, rreth orës 10:00 të mbrëmjes të së hënës.
Maya, vajza e çiftit rezultoi e plagosur, por gjendja e saj është jashtë rrezikut. Sipas raportimeve të Prokurorisë së Përgjithshme “rezultoi e plagosur një vajzë 5 vjeç, e cila është dërguar në spital ku mori kujdesin mjekësor dhe tani gjendet jashtë rrezikut”.

Çiftit iu desh të ndalte automjetin me të cilin po udhëtonte për shkak se gomat e makinës së tyre hasën në një objekt të mprehtë dhe u shpuan duke bërë që makina të mos ecte. Ata telefonuan karrotrecin dje gjatë kohës që po prisnin dhunuesit kishin qëlluar me armë nga jashtë 6 herë.

Sipas policisë Spear dhe Berry u vranë në tentativë për t’i rezistuar vjedhjes që ndodhi ndërkohë që ata prisnin për një karrotrec, por mendohet se ato ishin vënë në shënjestër kohë më parë dhe çdo gjë ishte e përgatitur.
Ajo e donte Venezuelën dhe jetonte mes SHBA-ve dhe vendit tësaj të lindjes. Gjashtë herë ishte plaçkitur më parë kur shkonte me pushime në vendin e saj.

Trupat sipas Prokurorisë u gjetën mbrëmjen e së hënës brenda makinës. Gjatë ditës së martë është bërë e mundur arrestimi i pesë personave të dyshuar për vrasjen e aktores dhe ish burrit të saj.

Raportohet se dy nga të dyshuarit janë minoren 15 dhe 16 vjeç. Ndërkohë ish partnerët kishin një lidhje të mirë. Spear ishte shprehur për të përditshmen venezueliane në korrik të 2013-ës se lidhja e saj me Berry-n ishte me të vërtetë e mahnitshme. “U martova me një person shumë të civilizuar dhe kur morëm vendimin për tu ndarë, biseduam për faktin që kishim një vajzë dhe se më e mira për vajzën është që ne të shkojmë mirë”, tha aktorja e ndjerë atëherë.

Aktorja që jetonte mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës ndodhej me pushime në vendlindjen e saj. Spear fitoi garën e Miss Venzuela në vitin 2004. Më pas u përqendrua në karrierën e saj si aktore duke marrë pjesë në disa telenovela si protagoniste. Roli i saj i fundit kryesor ishte në “Pasion prohibida” së bashku me Jencarlos Canela.

KOMENTE