English

Policia e Kavajës vë në pranga disa persona me vepra penale

Më datë 09.01.2014, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë arritur të kapin dhe bëjnë ndalimin e autorit:
Artes Esat Katorri, 23 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë,

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, në zbatim të urdhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë pasi dyshohet për veprat penale “Vrasje në rrethana rënduese mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i lëndëve narkotike” të parashikuara nga Nenet 79/b e 22, 280, 283 dhe 284 të Kodit Penal.

Strukturat e policisë, pas një pune të mirë organizuar, në kuadër të operacionit policor “NATA” të zhvilluar më datë 16.12.2013 dhe 19.12.2013, bënë të mundur arrestimin dhe ndalimin e shtetasve
Skerdilaid Gjoni,
Tauland Hasa,
Elton Kaziu,
Shpëtim Habili,
Andris Habili,
Gerald Pezaku,
Nexhip Arapi,
Pleurat Mustafa,
Nazif Hallulli,
Orion Mehmeti.

Ndërkohë shtetasi Artes Katorri në kuadër të këtij operacioni, më datë 16.12.2013, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në banesën e tij në fshatin Hajdaraj-Kavajë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë, duke ju rrezikuar seriozisht jetën dhe më pas ka arritur të largohet i ndihmuar nga kushtet e errësirës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Më datë 09.01.2014, rreth orës 18:00, po nga shërbimet e Komisariatit të
Policisë Kavajë është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Hendri Shera, 42 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.

Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në flagrancë nga policia me një armë zjarri pistoletë e markës ekol-special, menjëherë pas vlerësimit të informacionit se ky shtetas po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ishte larguar i armatosur.
Menjëherë në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, e cila ka bërë lokalizimin e zonës, dhe konkretisht në një lokal në qendër të Rrogozhinës. Gjatë ndërhyrjes së policisë ky shtetas ka bërë rezistencë, duke kundërshtuar me dhunë forcat e policisë. Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe materialet do t’I kalojnë prokurorisë.

KOMENTE