English

12 vjeçarja vdes nga pneumonia. Letra që kishte shkruar

Historia e dhimbshme e vajzës 12 vjeçare e cila u nda nga jeta ditën e diel për shkak të një pneumonie të rëndë ka lnën me zemër të thyer të gjithë miqtë e saj por dhe lexuesit e letrës së saj.

Taylor Scout Smith, e cila vdiq në Johnson City, Tennessee, kishte shkruar një letër e cila fliste për 10 vitet e saj të shkuara dhe ato çka dëshironte të bënte në të ardhmen.

Letra u gjet në dhomën e saj nga prindërit ndërsa ishin duke pastruar dhomën e saj.

Letra ishte rreth dy faqe dhe fillonte:

E dashur Taylor. Si është jeta?
Ajo është e thjeshtë, 10 vjet kaluan. Urime për diplomimin e shkollës së mesme, nëse ju nuk e keni bërë atë duhet të përpiqei shumë për ta marrë atë nivel.

Më pas ajo vazhdonte të tregonte se jeta ka të mirat dhe të këqijat e saj por ajo duhej pranuar. Vajza ishte fetare dhe në fund ajo paraqiste veten si një praktikuese e rregullt e fesë së saj. Ajo kishte shprehur dhe dëshirën për t'u bërë avokate.

12-vjeçarja ka lënë pas një vëlla më të madh së bashku me prindërit e saj zemërthyer.
Një ditë pasi babai i saj, Tim Smith, varrosi vajzën e tij ai tha se përkushtimi i tij e ka ndihmuar atë të durojë tragjedinë.
"Nëse kjo është hera e Zotit, është koha e Perëndisë, dhe ai e donte atë më shumë se ne ç'mund ta donim ne atë. Aq shumë sa që ai tha "eja", "tha Smith për CBS11.
Kisha Hosana Fellowship pranon donacione për fonde në përkujtim të Taylor.

KOMENTE