Ish-kryeministri izraelit Ariel Sharon ka vdekur në moshës 85 vjeçare pasi kaloi tetë vjet në koma pas një goditje në tru.
Ai ishte një gjigant i ushtrisë së Izraelit dhe skenës politike, por ka patur dhe mjaft polemika gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë.
Kreu i Qendrës Mjekësore Sheba pranë Tel Avivit tha se zoti Sharon ka vdekur të shtunën pasdite pas një arresti kardiak.
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ai ishte një luftëtar i madh, por një palestinez zyrtar tha se rruga e tij ishte lufta dhe agresioni.
"Kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në zemrën e kombit", tha zëdhënësi i udhëheqësit izraelit në Twitter.
Por udhëheqësi palestinez Mustafa Barghouti tha se askush nuk duhet të shikoje me gëzim vdekjen e tij, pasi zoti Sharon kishte marrë "një rrugë të luftës dhe agresionit" dhe kishte lënë "kujtime jo të mira me palestinezët".