Deputeti shqiptar, Mark Frroku do të rigjykohet muajin e ardhshëm në Gjykatën Penale të Nivelles, pasi Gjykata e Kasacionit e ka dënuar atë me 10 vjet burg në mungesë në vitin 2010 për vrasje dhe prostitucion.
Faqja informative “sudinfo.be” njofton se do të rigjykohen dy nga katër të akuzuarit e çështjes në të cilën është përfshirë Frroku, ku në janar të 2010-ës, janë dënuar me nga 10 vjet secili.
Por tashmë çështja ka hyrë në një situatë të re, pas zgjedhjes së Frrokut si deputet. Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë në Belgjikë përballet me një situatë ku i dënuari është përfaqësues i popullit në një vend tjetër.
Dënimi i tyre ka ardhur për vrasjen e një shoku, Aleksandër Kurti, i vrarë me thikë dhjetë vjet më parë në 5 mars të vitit 1999 në Gare du Midi.
Asnjëri prej ty re nuk është ulur asnjëherë në bankën e të akuzuarve. Rigjykimi pritet të fillojë më 10 shkurt 2014-të, për Frrokun dhe Bytyçin. Por të dy pritet të mungojnë, pasi ata jetojnë të lirë në vendin e ty re të origjinës/Shekulli/