Nëse doni që të qeshni dhe flisni pa problem, pasi goja juaj mund t'ju mbajë erë atëherë ndiqni disa këshilla tepër praktike dhe të mundshme për një gojë të shëndetshme.
Pirja e sa më shumë lëngjeve, përfshirja e majdanozit, trumzës e mentës, janë disa prej hapave drejt një ere më të mirë të gojës. Ndiqni pesë hapat e vegjël në va zhdim për të parë rezultate të shpejta:
Pini shumë lëngje gjatë ditës. Dehidratimi në fakt, shkakton erë të keqe nga goja, goja thahet dhe pështyma bëhet acid.
Për të gjitha recetat, përdor majdanoz me shumicë: është e pasur me kalium, vitaminë A,C,E që kontribuojnë në një shëndet të mirë të gojës. Përveç kësaj përmban mjaft substanca aromatizuese.
Jepi shije pjatave me trumzë, është një bimë aromatike e pasur me vit. E, fluor që aromatizojnë gojën.
Edhe menta është shumë e mirë, riaktivizon funksionimin e aparatit tretës dhe të mëlçisë. Gjethet e saj kanë mentol, që shërben si anti – mikrobial.
Shtroni në tavolinë lakrat, por dhe të verdhën e vezës. Kanë vitaminë K që eviton tretjen e keqe që është shpesh përgjegjëse për erën e keqe të gojës.