English

Zonja e Parë e Francës ende në spital. Shkaku publikimi i mardhënies së fshehtë të Hollandes (VIDEO)

Zonja e Parë e Francës, Valeri Trieweiler do të mbetet në spital, ku është shtruar që prej të premtes kur u publikua lajmi për marrëdhënien e fshehtë të Presidentit Francois Hollande me një aktore.

Ajo pritet të linte sot spitalin, por ndihmësit e saj kanë bërë të ditur se doktorët i kanë kërkuar që të qëndrojë akoma pasi ka nevojë për të pushaur.

Trieweiler u shtruar në spital pak orë pas publikimit të lajmit në revistën “Closer”, që solli edhe foto që dëshmonin lidhjen mes Hollande dhe Julie Gayet. Presidenti francez nuk ka mohuar lidhjen por ka protestua për shkeljen e privatësisë.

Trierweiler është e lidhur me Francois Hollande që prej vitit 2007. Lidhja e tyre është zyrtare dhe të dy jetojnë si partnerë në Pallatin Elysee. Hollande, i cili nuk ka qenë kurrë i martuar, la politikanen Segolene Royal, për t’u lidhur me Trierweiler.
2042

KOMENTE