English

Zyberi: Procesi gjyqësor ndaj meje ishte i inskenuar. Lihet i lirë

Është liruar në sallën e gjyqit ish-drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Ylber Zyberi, i akuzuar për korrupsion. Prej mëse një muaji ai ka qëndruar nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’, në pritje që ndaj tij të niste gjykimi.

Ylber Zyberi u arrestua më 3 dhjetor të 2013-ës nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe kontrabandës së mallrave. Pak ditë më parë, Gjykata e Apelit i shpalli të pavlefshme procesverbalet e përgjimit, ndaj ish-drejtorit të kufirit.

Sipas Apelit ky përgjim ishte bërë në shkelje me ligjin procedurial. Pas këtij vendimi, Zyberi kërkoi revokim të masës së sigurisë “arrest me burg”, që të lihej i lirë. Sot Gjykata e Shkallë së Parë e la të lirë ish-drejtorin e Kufirit. Pas daljes nga qelia, Zyberi deklaroi se procesi gjyqësor ndaj tij ishte i inskenuar.

KOMENTE