Vizita e pare prenatale duhet te kryhet para fekondimit, per ti lejuar mjekut te indentifikoje semundje te mundshme; te keshilloje pacienten te beje kujdes mbi perdorimin e duhanit, drogat e ndryshme, alkolin dhe substanca te tjera; te verifikoje gjendjen klinike te pacientes. Duhet te shpjegohen masat higjenike si nje diete e sakte, ushtrimet fizike dhe intervali nga nje shtatzani ne nje tjeter dhe nese eshte e nevojshme pacientja duhet te drejtohet ne strukturat e duhura te specializuara.
Rreziku i ekspozimit ndaj jashtqitjeve te maceve (mund te shkaktojetoksoplazmoze), banjove te ngrohta, rozolise, duhanit pasiv dhe tymrave te bojrave duhet te merren parasysh. Cdo problem social dhe mjekesor duhet te vihet ne dukje dhe te trajtohet. Te gjitha grate shtatzene duhet te vizitohen ndermjet javes se 6 dhe 8 te shtatezanise (domethene kur mestruacionet jane nga 2-4 jave me vonese) per te pare epoken gjestacionale dhe te parashikohet data e mundshme e lindjes.
Vizita e pare duhet te perfshije nje vizite te plote, duke perfshire matjen e peshes, gjatesise dhe presionit arterioz; prekja e qafes dhe tiroides; degjimi i zemres dhe i mushkerive; ekzaminimi i gjoksit, i barkut dhe gjymtyreve; nje analize e fundit te syrit. Duhet te shoqerohet me pas nga nje analize e plote e pelvit. Vizita bimanuale e rektumit dhe vagines verifikon dimensionet dhe formen e mitres dhe gjendjen normale te anekseve.
Analizat e laboratorit duhet te perfshijne nje hemokrom (rruazat e kuqe, hemoglobina, rruazat e bardha, trombocitet, dimensionet e rruazave), analizat e funksionalitetit hepatik dhe renal, nje test per virusin e hepatitit B, nje analize bakteriologjike per gonorrene dhe klamidian, tipizimin e grupit te gjakut dhe faktorit Rh dhe nje screening per antitrupat, nivelin e antitrupave kunder rozolise, nje analize e plote e urines, nje analize bakteriologjike e urines dhe nje test te Papanicolaou te cerviksit (qafes se mitres). Grate me ngjyre duhet te analizohen per anemine mesdhetare si dhe per forma heterozigote semundjesh gjenetike.
Nje radiografi te toraksit eshte e nevojshme vetem nese pacientja eshte pozitive per nje semundje kardiake ose te mushkerive; ne rast te kundert, ekspozimi ndaj rrezeve X duhet te shmanget gjate shtatzanise, sidomos gjate 3 muajve te pare. Gjithsesi, nese kerkohet nje analize radiologjike, fetusi duhet te mbrohet.
Ekografia eshte metodika me e perdorur ne obstetrike. Shume obstetrike mendojne qe, ne çdo shtatzani, duhet te kryhet te pakten nje analize ekografike per tu siguruar qe ecuria eshte e duhur. Mitra e mbushur me leng lehteson shikimin ekografik te fetusit dhe te placentes dhe profili i rrumbullakosur i abdomenit e ben skanimin me te mire. Para analizes, sidomos ne fazen e pare te shtatzanise, pacientja duhet te pije uje sepse fshikeza e mbushur shtyn mitren jasht pelvit dhe lejon shikimin e saj.
Shtatzania mund te vihet re qe nga java 4-5 dhe zhvillimi fetal mund te ndiqet deri ne lindje. Ekografia e ekzekutuar nerruge transvaginale eleminon nevojen e nje fshikeze te mbushur dhe dallon kavitetin e femijes me pare se ekografia e abdomenit.
Duke kryer nje nomografi sipas matjeve ekografike te diametrit biparietal ose te diametrit transvers te toraksit ose te te dyjave, rritje fetale mund te vleresohet sipas peshes. Kjo teknike i lejon mjekut te shohe ndryshimet e papritura te rritjes fetale, te krahasoje rritjen fetale efektive me daten e mundshme te lindjes dhe te vleresoje rritjen e fetusit, ne rast se nevojitet nje lindje e parakoheshme per probleme me shendetin e nenes.
Ekografia eshte perdorur per datimin e nje shtatzanie nese data e lindjes eshte e dyshimte per shkak te mestruacioneve te çrregullta ose nje mungese te nje anamneze mestruale. Perkufimizi i moshes gjestacionale eshte i sakte brenda javes se 12. Ky datim ka nje ndryshim me ± 4 dite ne javen e 8 dhe ± 10 dit ne javen e 13. Me vone gjate shtatzanise, por para javes se 32, vezhgimet ekografike te vazhdueshme me matjen e diametrit biparietal te kokes se fetusit mund te ndihmojne te konfirmohet datimi.
Pas javes se 32, stima e ekografise ka nje diference ± 3 jave. Nese mitra nuk rritet normalisht, mund te perdoret ekografia per te vleresuar rritjen fetale qe prej javen se 18, por rezultatet jane me te sakta nga java e 28 deri ne javen e 32.
Ekografia perdoret edhe per tu siguruar per prezencen e nje shtatzanie multiple, ose te nje mole idaktiforme,polidramniosin, pozicionin e placentes ose nje shtatzani ektopike; per te pare pozicionin dhe dimensionet fetale si dhe per te pare pse mitra eshte me e madhe ose me e vogel krahasuar me epoken gjestacionale dhe , zakonisht, ne shumicen e spitaleve per te drejtuar agon gjate amniocentezes dhe transfuzionit fetal.
Eshte formuar nje profil biofizik ne rastet e dyshimit te vuajtjes fetale; ajo perfshin matjen e lengut amniotik dhe karakteristikat e tonit muskular, levizjet e trupit dhe ato te frymemarrjes se fetusit. Per te indentifikuar nje shtatzani me rrezik te larte eshte paraqitur edhe monitorimi me ane te doplerit te te rrahurave te zemres dhe levizjeve te frymemarrjes. Metodat per diagnozen intrauterine te anomalive fetale strukturale (p.sh anencefalia, hidrocefalia, spina bifide, mielomeningoceli, difekte kardiake te linduara, bllokime te zorreve dhe aparatit urinar, policistoza renale) po kryejne permiresime te dukshme.
Ekografia ne kohe reale na lejon vezhgimin e drejteperdrejte te levizjeve te fetusit dhe levizjeve kardiake. Kombinimi i nje vizite gjinekologjike te duhur per matjen e dimensioneve dhe formes se mitres, dhe nje analize ekografike per matjen dhe pozicionin e anomalive te mundshme fetale dhe nje lindje prove per te vleresuar zgjerimin dhe ecjen eshte zakonisht e mjaftueshme per nje sukses ne rastet e paraqitjes podalike te femijes.
Vizitat e kontrollit duhet te kryhen me intervale 4 javore deri ne javen e 32, çdo 2 jave deri ne javen e 36 dhe pastaj çdo jave deri ne momentin e lindjes. Ne çdo vizite duhet te matet pesha dhe presioni i pacientit dhe dimensionet e mitres, per te pare nese rritja i korrespondon epokes gjestacionale. Te rrahurat e zemres mund te ndihen me ane te doplerit qe ne javen e 10-12. Nga java e 18 mund te degjohet me stetoskop te bere qellimisht (DeLee-Hillis) dhe te regjistrohet gjate çdo vizite. Kaviljet e pacientes duhet te vezhgohen per gjetjen e edemave te mundshme. Urina duhet te analizohet per albuminen dhe glukozen ne çdo vizite dhe hematokriti matet çdo trimester. Femrat me rrezik te larte per gonorre ose infeksione klamidia duhet te perserisin nje analize bakteriologjike ne javen e 36.
Kontrollet duhet te kryhen nga mjeku i pergjithshem ose nga nje infermiere dhe nuk kane nevoje per nje specialist, perveçse nese verehen anomali. Ne çdo vizite duhet te dedikohet kohe per pergjigjen e pyetjeve te mundshme dhe te pergatitet gruaja te perballoje lindjen; duhet te inkurajohet te frekuentoje kurse per psikoprofilaksen e lindjes se bashku me burrin ose nje person tjeter qe e mbeshtet.
Nje datim i sakte i lindjes duhet te behet sa me shpejt te jete e mundur gjate shtatzanise. Ne shtatzanite normale, datimi mund te kryhet me saktesi nga kombinimi i analizes pelvike te kryer ne trimestrin e pare, ekografise se kryer ne trimestrin e pare ose fillimin e trimestrit te dyte dhe degjimi javor i zemres deri ne javen e 18; keto analiza duhet te kryhen ne te gjitha shtatzanite. Ne fazat fundore te shtatzanise, te gjitha vendimet qe kane te bejne me perseritjen e nje lindje cezare, thyerjes se hershme te mebranave dhe lindja para kohe, mund te kryhen me saktesi bazuar ne keto te dhena.
Ne javen e 15-16 duhet te kryhet nje matje e alfa fetoproteines. Nje vlere e larte e alfa fetoproteines mund te tregoje nje difekt te tubit neural, shtatzani multiple ose nje gabim ne llogaritjen e epokes gjestacionale. Nje vlere me e ulet anormale mund te tregoje probleme anomalish ne kromozome.