15 ushtarët vullnetarë shqiptarë në Siri, në krye me komandantin e tyre Lavdrim Muhaxherin, janë shfaqur se bashku në një fotografi e cila tani po bënë xhiron në rrjetet sociale.
Përveç komandantit të tyre, të gjithë të tjetër janë të maskuar. Në duar mbajë armë nga më të ndryshmet, ndërsa në mes kanë një mitraloz të kalibrit të madh. Disa prej tyre kanë ngritur nga një gisht që do të thotë Allahu është një, raporton “Indeksonline”.
Të dhënat e fundit jozyrtare që vijnë nga media të ndryshme, thonë se, në luftën e Sirisë ndodhen rreth 750 shqiptarë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Vetëm javën e kaluar u raportuar për vrasjen e tre shqiptarëve nga Kosova, dy nga Kaçaniku e një nga Prishtina.