English

Lista me 76 shërbime pa pagesë në shëndetsi

O.Manjani - Hyn në fuqi skema e re për shërbimet shëndetësore në spitale. Plot 76 shërbime do të mbulohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe do të ofrohen falas për pacientët. Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të zbatojnë vendimin për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor. Paketa do të zbatohet për spitalet publike dhe janë përcaktuar të gjithë shërbimet që do të mbulohen nga ky fond. Pagesa e paketës së shërbimeve spitalore që ofron çdo spital bëhet sipas listës, të cilën gazeta "Shekulli" e boton të plotë, ndërkohë që një fond jo më i madh se 10 për qind e buxhetit vjetor, i planifikuar për shërbimet spitalore, mbahet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për t’ua rishpërndarë spitaleve gjatë vitit dhe do të ofrohet për gjatë gjithë vitit.

Struktura

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor lidh kontratat me spitalet për financimin e paketave të shërbimeve shëndetësore, të ofruara prej tyre. Në kontratën mes fondit dhe spitaleve përcaktohen shërbimet e parashikuara për çdo spital, mënyrat e mbajtjes së të dhënave dhe të raportimit, treguesit e cilësisë dhe të performancës, mënyrat e ushtrimit të kontrollit nga Fondi dhe sistemi i referimit dhe mënyra e identifikimit të të siguruarve. Spitali zbaton sistemin e referimit dhe tarifat për shërbimet me pagesë, të miratuara nga ministri i Shëndetësisë dhe kjo e fundit ushtron kontroll në spital për zbatimin e standardeve të miratuara prej saj, si dhe për buxhetin që financon. Ndërsa Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ushtron kontroll në spitale, sipas mënyrës së përcaktuar në kontratë. Nga ana tjetër spitalet janë të detyruara të llogarisin shpenzimet faktike të çdo shërbimi, në përputhje me standardet e caktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Shpenzimet mujore dhe progresive raportohen nga spitalet në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili bën monitorimin e tyre. Deri në hartimin e kostove të shërbimeve, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të financojë paketën e shërbimeve spitalore të kontraktuara me metodën e buxhetimit.

Buxheti

Spitali mund të rishpërndajë buxhetin e caktuar, duke zbatuar kufizimet për rishpërndarjen nga zëri “Shpenzime për mallra e shërbime” te “Pagat dhe sigurime”, por vetëm brenda një kufiri prej 2%. Në ligjin e ri është vendosur që edhe rishpërndarja nga zëri “Paga e sigurime” te “Shpenzimet për mallra e shërbime” të bëhet nga spitalet dhe është e mundur vetëm brenda një kufiri prej 5%. Të dy kufijtë llogariten në bazë të buxhetit të kontraktuar. Rishpërndarja e burimeve bëhet me autorizimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Rishpërndarja e buxhetit midis spitaleve mund të bëhet vetëm brenda një kufiri prej 3% të buxhetit të spitaleve me vendim të Këshillit Administrativ të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Lista e institucioneve që nuk do të financohen nga fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor

1. Spitali psikiatrik Vlorë;

2. Spitali psikiatrik Elbasan;

3. Shërbimet e shëndetit mendor në rrethe;

4. Shërbimi i psikiatrisë Shkodër;

5. Qendra Kombëtare e Riaftësimit, Mirërritjes dhe Zhvillimit të Fëmijëve;

6. Shërbimi Kombëtar i Transfuzionit;

7. Ofiçina elektro-mjekësore;

8. Njësia e Transportit me Helikopterë

Lista e shërbimeve spitalore që do të financohen nga fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor

I. Spitalet Universitare

1. Shërbimi i kardiologjisë:

a) Hemodinamika;

b) Reanimacioni i kardiologjisë.

2. Shërbimi i kardiokirurgjisë;

3. Shërbimi i kirurgjisë angiovaskulare;

4. Shërbimi i hematologjisë;

5. Shërbimi i gastrohepatologjisë;

6. Shërbimi i endokrinologjisë;

7. Shërbimi i nefrologjisë dhe hemodializës;

8. Shërbimi i anestezisë-reanimacionit;

9. Shërbimi i urgjencës së sëmundjeve të brendshme;

10. Shërbimi i mjekësisë interne;

11. Shërbimi i alergologjisë;

12. Shërbimi i reumatologjisë;

13. Shërbimi i dermatologjisë;

14. Shërbimi i traumatologjisë;

15. Shërbimi i ortopedisë;

16. Shërbimi i okulistikës;

17. Shërbimi i ORL-së;

18. Shërbimi i kirurgjisë maksilo-faciale;

19. Shërbimi i kirurgjisë së përgjithshme;

20. Shërbimi i urgjencës kirurgjikale;

21. Shërbimi i kirurgjisë digjestive;

22. Shërbimi i urologjisë;

23. Shërbimi i djegie-plastikës;

24. Shërbimi i neurologjisë dhe neurofiziologjisë;

25. Shërbimi i neurokirurgjisë;

26. Shërbimi i onkologjisë+kirurgjia onkologjike:

a) Statistika onkologjike (regjistri i kancerit);

b) Laboratori histopatologjik onkologjik;

c) Laboratori klinik-biokimik onkologjik.

27. Shërbimi i rrezatim-kobaltit;

28. Shërbimi infektiv;

29. Shërbimi i pediatrisë së përgjithshme:

a) Urgjenca pediatrike;

b) Fizioterapia pediatrike.

30. Shërbimi i pediatrisë së specialiteteve;

31. Shërbimi i pediatrisë infektive;

32. Shërbimi i kirurgjisë infatile;

33. Shërbimi i onkohematologjisë pediatrike;

34. Shërbimi i reanimacionit pediatrik;

35. Shërbimi i laboratorëve (klinikë-biokimikë, mikrobiologjikë, imunologjikë,

atomopatologjikë, gjenetikë mjekësore, laboratori i mjekësisë nukleare);

36. Shërbimi i imazherisë;

37. Shërbimi i fizioterapisë;

38. Shërbimi i statistikave;

39. Shërbimi i pneumologjisë;

40. Kirurgjisë torakale;

41. Shërbimi i ftiziatrisë;

42. Shërbimi i gjinekologjisë;

43. Shërbimi i obsetrikës;

44. Shërbimi i patologjisë së barrës;

45. Shërbimi i neonatologjisë;

46. Shërbimi i farmacisë;

47. Shërbimi i konsultave të specializuara ambulatore;

48. Shërbimi i toksikologjisë;

49. Shërbimi i koordinimit të urgjencave;

50. Shërbimi i psikiatrisë (QSUT);

51. Kontrolli i infeksioneve spitalore.

Spitalet në nivel qarku (Spitalet Rajonale)

1. Shërbim urgjence 24 orë;

2. Shërbimi i mjekësisë së përgjithshme;

3. Shërbimi i kirurgjisë së përgjithshme + ortopedi traumatologji + urologji + ORL + pokulistikë;

4. Shërbimi i pediatrisë;

5. Shërbimi i obsetrik-gjinekologjisë;

6. Shërbimi i anestezi-reanimacionit;

7. Shërbimi i radiologjisë;

8. Shërbimi i fizioterapisë;

9. Shërbimi i laboratorëve klinikë-biokimikë dhe mikrobiologjikë;

10. Shërbimi i anatomisë dhe histologjisë patologjike;

11. Shërbimi i hemodializës;

12. Shërbimi i farmacisë;

13. Shërbimi ambulator i specializuar (poliklinika);

14. Kabineti i onkologjisë.

Spitalet në nivel bashkie (Rrethi)

1. Shërbim urgjence 24 orë;

2. Shërbimi i mjekësisë së përgjithshme;

3. Shërbimi i kirurgjisë së përgjithshme;

4. Shërbimi i pediatrisë;

5. Shërbimi i obsetrik-gjinekologjisë;

6. Shërbimi i anestezi-reanimacionit;

7. Shërbimi i radiologjisë;

8. Shërbimi i laboratorëve klinikë-biokimikë;

9. Shërbimi i farmacisë;

10. Shërbimi ambulator i specializuar (poliklinika).

IV. Spitalet ditore

1.Shërbimi i ndihmës së parë mjekësore për trajtim dhe kurim 24 orë.

KOMENTE