English

Së shpejti Kryeministri Rama në Beograd. A do përsërisë refrenin e xhaxhit Enver?

Edi Rama, kryeministri i ri i Shqipërisë , Edi Rama pritet që të vizitojë Beogradin gjatë muajit shkurt, në kuadër të një turneu diplomatik nëpër vendet e rajonit, ka njoftuar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë – Ivan Mrkic përmes mediave serbe, transmeton agjencia e lajmeve «Presheva jonë »


Vizita e Enverit në Beograd: Tito më tha që tani s’ta jap dot Kosovën.” …Pas 60 vjetësh, a thua Rama a do përsërisë refrenin e xhaxhit Enver: Dacici më tha që tani s’ta jap dot Preshevën ?

Këtë vizitë të kryeminsitrit nga Tirana e ka konfirmuar shefi i diplomacisë serbe Mërkiq përmes “Politika” duke nënvizuar se “nuk dihet data e saktë e vizitës së Ramës në Beograd, sepse Beogradi zyrtarë është i zënë me çështje të tjera të rëndësishme, disa prej tyre negociatat me Prishtinën dhe fillimi i negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE..”

Në fakt, sipas « Presheva Jonë» vizita e Edi Ramës në Beograd e kishte paralajmëruar i pari shefi i qeverisë serbe Dacic. Kryeministri Dacici më 4 dhjetor të vitit të kaluar rreth kësaj vizite të homologut te tij nga Tiarna ka dekalruar se “ditëve të ardhshme Beogradin do ta vizitoj Milo Gjukanoviç dhe ai kryeministri nga Shqipëria Edi Rama.” transmton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar agjencia « presheva jonë » kishte raportuar duke ju referuar burimeve diplomatike nga Tirana se kryeministri Edi Rama së shpejti do të zhvillojë një vizitë në kryeqytetin e Serbisë,Beogradin. Nga kjo vizitë e dytë, pas 20 vjetësh e Ramës në Tiranë, pritet të nënshkruhet marrëveshja dypalëshe për ekonominë.

Vizita e Kryeministrit, Edi Rama në Beograd do të ishte vizita më e lartë mes vendeve. Kjo pasi deri tani ka pasur vizita në rang ministrash të Jashtëm dhe zv.kryeministrash. Ministrin i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiç, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë në tetor të vitit të kaluar. Në prag të vizitës së Edi Ramës sot janë marrë edhe mediat shqiptare për bashkëpumimi dhe vizitat mes autoriteve të Beogradit dhe Tiranës, të cilat datojnë edhe më herët, nga koha e diktatorit Enver Hoxha. Më 27 nëntor të vitit 1946 në Beograd u themelua Konventa Ekonomike mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Gjatë vizitës në Beograd, Enver Hoxha deklaroi se, Tito i kishte shprehur mendimin se, “Kosova i përkiste Shqipërisë, por kundërshtimi i fortë për kalimin e saj si pjesë të Shqipërisë e bëntë të papërshtatshme kohën për një veprim të tillë”.

Këtë shkrim Shekulli e ka titulluar “vizita e Enverit në Beograd: Tito më tha që tani s’ta jap dot Kosovën.” Pas kësaj vizite, Rama ne shkurt do të gjendet në Beograd dhe sigurisht Dacici Ramës do t’i thotë mos u sillni kah, Presheva apo nuk do ta jap Preshevën ? Meqensë takimi në fjalë ishte parqitur për cështje teknike apo ekonomike (kujtojmë dialogun “teknik” mes Beogradit dhe Prishtinës) mgjithë sipas burimeve tona, dy kryeministrat nuk do të bisedojnë për turshia, por do të përqëndrohen edhe në politikë, para, edhe për Luginën e Preshevës, që ndoshta në opinion do të dalë kurrë. Megjthatë pak a shum dihet se çfarë kryeministri serb Dacicdo të kërkojë nga kyreministri shqiptar. Vizita e Ramës në Beograd, a thua Rama a do të përsëritë përgjigjen e xhaxhit Enver. Rama, “Dacici më tha që tani s’ta jap dot Preshevën ?..” Por tash shtrohet pyetja cka do të kërkoj Edi Rama në Beograd nëse ky serbi Dacic i thotë Ramës se s’ta jap dot Preshevën? sikur dikur Titoja, Enverit…

Në fund do thuhet se marrëveshjet e Titos me Enver Hoxhën dhe tash , mes Ivica Dacicit edhe Edi Ramës nuk janë të vetmet mes Beogradit dhe Tiranës. Mjafton t’i përmendim vetëm disa nga to: Marrëdhëniet shqiptare-jugosllave pas Luftës Dytë Botërore deri në vitin 1948, janë zhvilluar mbi platforma unifikuese politike, ekonomike dhe ushtarake. Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis dy vendeve (9 korrik 1946) do të ndiqej nga një varg marrëveshjesh ekonomike. Ndër to kryesonte “Konventa për Koordinimin e planeve ekonomike, për Bashkimin doganor dhe Barazimin e monedhave” (27 nëntor 1946). Në fushën ushtarake marrëdhëniet arritën kulmin sidomos në gjysmën e dytë të vitit 1947, kur përpjekjet për bashkim tashmë me hapjen e arkivave i gjejmë plotësisht të dokumentuara.


KOMENTE