English

OKB-ja pranon se proçesi i armëve kimike ka qënë i ngadaltë

Kreu i organit të OKB-së i ngarkuar për heqjen dhe shkatërrimin e arsenalit të lëndëve kimike nga Siria thotë se procesi ka qenë i ngadalësuar nga shqetësimet e sigurisë.

Ahmet Uzumcu tha se sasia e kimikateve transportuar në portin sirian Latakia deri më tani ishte i ngadaltë.

Por ai shprehu besimin se armët do të shkatërrohen deri në fund të qershorit.

Heqja e kimikateve më të rrezikshme është hapi i parë i një marrëveshje të mbështetur nga OKB-së për të eliminuar arsenalin kimik të Sirisë.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) ka caktuar si afat kohor për fazën e parë 31 marsin.

Ndërkohë, Italia ka konfirmuar se porti i saj jugor Gioia Tauro do të përdoret si bazë për kimikatet që do të transferohen nga anijet e mallrave në një anije ushtarake amerikane për shkatërrim, por kjo gjë ka zemëruar zyrtarët lokalë.

KOMENTE