English

Sistemi i ri ujësjellësi do t'i japë fund etjes së Durrësit

Nisi sot me Durrësin, rruga e re për ujin e pijshëm, përmes një projekti të Qeverisë Shqiptare me Bankën Botërore që u vu në vijë në një kohë rekord pas vitesh bllokimi e zvarritjesh të pafundme.

Një sistem krejt i ri ujësjellësi që do t'i japë fund etjes së Durrësit e të gjithë komunave përreth dhe kanalizimesh që do të lidhen me impiantin e ri të përpunimit të ujrave të zeza që u vu në punë vetëm para disa muajsh, pasi qëndroi i bllokuar qysh prej vitit 2011. Me realizimin e këtij plani të integruar, do të mbyllet edhe historia e turpshme e derdhjes së ujrave të zeza në detin që pret në verë me dhjetëra mijëra pushues. Madje të gjitha mbetjet e përpunuara do t'i vihen në dispozicion plehrimit të tokës bujqësore.

KOMENTE