English

Valë arrestimesh nga policia e shtetit

Më datë 16.01.2014, ora 04.30, u arrestua në flagrancë shtetasi Erion Leka, 24 vjec, banues në lagjen Nr 11 Durrës.
Ketij shtetasi, më datë 15.01.2014, rreth ores 20.30, në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit te Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin BMV me targa AA992HU, iu gjet një sasi prej 20.35 Kg lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa.

Automjeti ne fjale do te imbarkohej ne tragetin Michela të linjës Durrës – Bari, per te udhetuar drejt Italise. Lënda narkotike u konstatua e fshehur tek pjesa e sediljeve të pasme, në brendësi të pjesës ndarëse të bagazhit, e ndarë në 27 pako të mbeshtjella me qese ngjyrë të bardhë. Në cilësine e provës materiale u sekuestrua lenda narkotike, automjeti,dy telefona celular.

Materialet iu kaluan Prokurorisë per Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”.

...................

Vlorë nga Strukturat e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në zbatim të planit të masave për kontrollin e plotë të territorit dhe vijës bregdetare me qëllim parandalimin e trafiqeve të ndryshme dhe vecanërisht të lëndëve narkotike mbrëmjen e djeshme gjatë kontrollit të territorit nga patrulla tokësore në vendin e quajtur Cekodhima në fshatin Radhimë është konstatuar automjeti tip fugon Volksëagen dhe rreth 200 m në brendisi të detit një mjet lundrues i ankoruar me disa persona në bord të cilët sapo kanë konstatuar punonjësit e Policisë janë larguar menjëherë në drejtim të Karaburunit.

Në ndjekje të mjetit lundrues janë vënë të gjitha shërbimet detare të Policisë së Kufirit Vlorë, Delta Forcë dhe Guardia di Financa. Po kryhet krehja e gjithë territorit dhe vijës bregdetare si dhe është komunikuar edhe me autoritetet policore greke.
Nga Strukturat e Policisë së Kufirit është bërë i mundur sekuestrimi i fugonit me targa AA960DV dhe lëndës narkotike “Canabis sativa” që ishte brenda e cila është rreth 800 kg.
Nga Strukturat e Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë po kryhen hetime në lidhje me këtë rast trafikimi.
2. Vlorë nga Strukturat e Komisariatit të Policisë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i 3 shtetasve për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim:

Veron Reshat Dautllari, vjec 22,

Emiljano Reshat Dautllari, vjec 21, dhe;

Soleno Fatmir Robi, vjec 19, të tre banues në lagjen “10 Korriku“ Vlorë.
Ndalimi i këtyre shtetasve u krye pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë me forcë shtetasin F. D., të cilin e kanë futur në automjetin tip Mercedes-Benz me targa AA358 AY në pronësi të shtetasit Veron Dautllari dhe e kanë keqtrajtuar, për motive ende të paqarta. Pasi e kanë keqtrajtuar e kanë braktisur atë në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”.

Ndalimi i tyre është kryer menjëherë pas kallzimit të marrë në polici nga të afërmit e personit të dëmtuar. Gjtihashtu gjatë veprimeve hetimore pë zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje në banesën e personit të dëmtuar F. D., janë gjetur dhe sekuestruar nëj sasi prej 86 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm. Për këtë shtetas ka filluar procedimi penal për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.3. Vlorë, nga Strukturat e Luftës Kundër Narkotikëve u bë arrestimi n ë flagrancë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” në ngarkim të shtetasit:

Benardo Kastriot Sulioti, vjec 21, banues në lagjen ”Uji Ftohtë”,

Këtij shtetasi ju gjetën dhe sekeustruan një sasi lënde narkotike cannabis sativa”Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë Vlorë për ndjekje të mëtejshme.4. Sarandë, nga Strukturat e Komisariatit të Policisë është bërë ekzekutimi i mandat arrestit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për Vjedhje banese në ngarkim të shtetasit:Gentjan Gëzim Idrizi, vjec 35, banues në lagjen “Nr. 3” Sarandë.

Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë Sarandë për ndjekje të mëtejshme5. Vlorë nga Strukturat e Komisariatit të Policisë ka filluar procedimi penal për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm” në ngarkim të personelit mjekësor të Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë. Procedimi penal ka filluar pas kallzimit që kanë kryer familjarët e shtetases me iniciale Sh. Z., vjec 53 banuese në Selenicë të Rrethit Vlorë e cila ka vdekur më datë 14.01.2014 në Spitalin Psikiatrik ku dhe kurohej.

Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

KOMENTE