English

Vritet në atentat Astrit Gjepali, kreu i bandës së njohur të Gjepalit

Kreu i bandës së njohur të Gjepalit të Durrësit është ekzekutuar së bashku me kunatin e tij, ndërsa shijonte minutat e fundit të lejes shpërblyese nga burgu i Peqinit.
Një atentat i denjë për skenarë hollivudiane, ku persona të paidentifikuar ende, i kanë zënë pritë makinës ku udhëtonte drejt qelisë i dënuari me 25 vjet burg për 5 vrasje, Astrit Gjepali.

Astrit Gjepali kishte marrë lejen më datë 9 janar dhe sot duhej të kthehej në burgun e Peqinit, për të vuajtur dënimin e mbetur. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje, dhe ishte ekstraduar nga Italia në vitin 2006. Gjepalit i kishin mbetur edhe 6 vjet e 7 muaj, nga 25 vitet e dënimit. Mësohet se Gjepali ndodhej në makinë, kur një automjet tjetër është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të makinës së tij me breshëri automatiku. Si pasojë, i vdekur në vend ka mbetur Gjepali, miku i tij Halit Fici, si dhe u plagosën dy të tjerë që ndodheshin në makinë me të burgosurin. Mendohet që vrasja të ketë ndodhur për arsye hakmarrjeje, për vrasjet që ka kryer Gjepali. Sipas policisë në shënjestër ka qenë vetëm Gjepali, ndërsa Fici është vrarë aksidentalisht nga plumbat ishin planifikuar për Gjepalin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në afërsi të qytetit të Rrogozhinës, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe kunati tjetër i Gjepalit, shtetasi Ilir Sulkja që ndodhej sëbashku me dy viktimat në mjet, në pjesën e pasme të tij si dhe një kalimtar i rastit i identifikuar si shtetasi Mariglen Balliu, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Anëtarët e grupit
Astrit Gjepali Dënuar me 25 vjet burg
Naim Qerimi Dënuar me 25 vjet burg
Mirush Jareci Dënuar me 20 vjet burg
Bashkim Haxhia Dënuar me 20 vjet burg

KOMENTE