English

Kanceri i prostatës, së shpejti me zgjidhje

Një medikament i cili ndalon përhapjen e kancerit të prostatës mund të jetë në dispozicion brenda pesë viteve, sipas shkencëtarëve britanikë.
Analizat e laboratorit kanë treguar se proteina projektuese pengon rritjen e qelizave të sëmura, edhe në kushtet kur terapitë konvencionale janë të paefektshme.
Dhe hulumtuesit besojnë se ky medikament mund të jepet për pacientët brenda pesë viteve.
Një nga studiuesit, Dr Charlotte Bevan, e Imperial College, Londër, tha: "Njëmbëdhjetë mijë njerëz vdesin nga kanceri i prostatës çdo vit në Britani të Madhe.

"Trajtimet ekzistuese janë të mira në fillim, por shpesh nuk arrijnë pas disa vitesh. Pasi kanceri lëviz në fazën më agresive, ka disa terapi në dispozicion. "
Sëmundja është lloji më i zakonshëm i kancerit në meshkuj me rreth 37.000 të diagnostikuar në Britani të Madhe çdo vit.
Shumë nga tumoret përbëjnë pak rrezik për jetën, por në një numër të vogël të rasteve ata përhapen më shpejt në zona të tjera të trupit duke dhënë probleme fatale.

KOMENTE