“Policia jonë s’kundërshtoi shpifjet e policisë greke. Tahiri është kriminel, ai hodhi baltë mbi të vdekurit”- janë shprehen familjarët, e dy vëllezërve Melsi dhe Elvis Çollaku, të cilët u vranë nga policia greke duke kërkuar dorëheqjen e Minstrit të Brendshëm.
Ata kanë protestuar paraditen e sotme, duke kërkuar zbardhjen e së vërtetes.
Me fotot e dy viktimave dhe me pankarta ne duar, ata deklarojnë se duan drejtësi, ndërsa kërkojnë ekspertizë të thelluar mjeko-ligjore.
Duke i konsideruar shpifje deklaratat e policisë greke, ata bëjnë bashkëfajtorë me ta dhe policinë shqiptare që sipas tyre i pranoi në heshtje.