English

Luftoni plakjen me antioksidantë. Ja cilat duhet të përdorni

Antioksidantët për dëmet nga dielli dhe anti-rrudhë

Antioksidantët janë substanca natyrale të përbëra nga vitaminat dhe mineralet të cilat mund të gjenden në shumicën e bimëve në sasi të ndryshme. Ato mund t’i luftojnë “radikalet e lira” që dëmtojnë ADN-në tonë. Qelizat e dëmtuara mund ta përshpejtojnë plakjen me rrudha, lëkurë të tharë, rrathë të errët nën sy, lëkurë të lodhur dhe shumë efekte tjera negative.
Ngrënia e ushqimeve që janë të pasura me antioksidant është thelbësore jo vetëm për lëkurën tuaj, por për shëndetin në përgjithësi. Ata përdorën për lëkurë, po ashtu. Antioksidantët që më së shpeshti përdorën për të riparuar dëmet dhe për të ngadalësuar procesin e plakjes janë:

• Vaji ‘acai’
• Acidi alfa-lipoik
• Ekstrakti i çajit të gjelbër
• Retinoli
• Vitamina C
• Ko-Enzimi Q-10 (CoQ-10)
• Kafeina
Vaji ‘acai’

Manaferrat acai, të cilat gjenden në Amerikën Qendrore dhe Jugore, janë të pasura me antioksidant, më shume sesa manaferrat tjera. Ekstrakti i manaferrave acai përdoret për të luftuar plakjen duke i shëruar dëmet nga dielli dhe duke i pakësuar rrudhat. Studimet shkencore duhet ta konfirmojnë benefitin e vajit acai, sidoqoftë përdoret në maska, kremra, pastrues, eksfoliantë dhe serume.Acidi alfa-lipoik

Acidi alfa-lipoik prodhohet nga trupi dhe gjendet në çdo qelizë. Si një antioksidantë i sulmon radikalet e lira në të gjithë membranën e qelizave (mund ta depërtoj lëkurën) të trupit duke i shkatërruar ato. Acidi alfa-lipoik është i njohur në anën tregtare si një substancë që mund t’i fshijë vijat dhe rrudhat, minimizon poret, dhe ia kthen lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm.

Ekstrakti i çajit të gjelbër
Çaji përmban përbërës të njohur si polifenole, të cilat kanë treguar rezultat në luftimin e radikaleve të lira.
Studimet e mëhershme kanë treguar që përbërësit e çajit mund ta pakësojnë dëmin nga dielli dhe mund ta mbrojnë lëkurën nga kanceri i lëkurës kur aplikohet në mënyrë topikale (në lëkurë). Përdorimi i çajit të gjelbër nën kremin kundër diellit mund të krijojë mbrojtje të dyfishtë. Polifenolet në kremra dhe losione mund t’i ngadalësojnë shenjat e plakjes dhe rrudhosjen e lëkurës.

Retinoli
Retinoli është i ndërtuar nga vitamina A, rrit prodhimin e kollagjenit dhe largon qelizat e vdekura duke i pakësuar rrudhat dhe vijat.
Shumë dermatologë këshillojnë formën tjetër të retinolit, tretinoin, apo produkte të ngjashme për të ngadalësuar plakjen e lëkurës, përmirësimin e pigmentimit të parregullt, dhe largimin e akneve.
Përdorimi i një produkti në bazë të retinolit mund ta bëjë epidermisin (shtresën e sipërme të lëkurës) të thatë dhe të krisur. Përdorimi i hidratuesit dhe i kremrave kundër diellit është i domosdoshëm.

Vitamina C
Me plakjen e lëkurës trupi ngadalëson prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, të cilat e mbajnë lëkurën të fortë, fleksibile dhe të durueshme. Antioksidantët që gjenden në vitaminën C mund ta stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe minimizojnë vijat, rrudhat dhe shenjat.
Vitamina C është duke u përdorur në produkte për kujdesin e lëkurës si në krema dhe losione. Nëse doni të përdorni një produkt në bazë të vitaminës C, konsultojuni me specialistin tuaj se cila mund të jetë adekuate për juve.

Ko-enzimi Q-10 (CoQ-10)
Një prej antioksidantëve të fuqishëm që prodhon trupi ynë është CoQ-10. Me kalimin e kohës prodhojmë më pak CoQ-10. Kjo dukuri e bën lëkurën më të cenueshme ndaj dëmtimeve nga radikalet e lira. Kjo është e arsyeja e përdorimit të antioksidantëve në produktet e kujdesit të lëkurës si tonikët apo kremrat. Një studim ka treguar që CoQ-10 i pakëson rrudhat rreth syve dukshëm.
CoQ-10 është ngjyrë portokalli e ndritshme, pra produktet që e përmbajnë kanë ngjyrë të portokalltë apo të verdhë.

Kafeina
Kafeina është poashtu një antioksidant, por nëse ka aftësi të kthimit të plakjes ende nuk dihet sigurt. Megjithatë, kompanitë për kujdes të lëkurës e kanë shtuar atë në losione dhe kremra duke u bazuar në evidencën që tregon se kafeina mund ta parandaloj përhapjen e kancerit, dhe kur aplikohet në lëkurë i bën rrudhat më pak të dukshme dhe i lufton rrathët e errëta nën sy.

Përbërësit tjerë të njohur
Tjera produkte për kujdes të lëkurës në bazë bimore ose trajtime natyrale janë:
• Acidi alfa-hidroksi
• Acidi salicilik
• Acidi hyaloronikAcided Alfa-hidroxi (AHAs)

Ky grup i acideve në bazë bimore që gjendet në shumicën e produkteve përfshinë acidin glikolik, laktik, citric dhe tartarik. Acidi glikolik është origjinali i AHA dhe mbetet i famshëm për aftësinë e largimit të qelizave të vdekura dhe e bën lëkurën e butë, të lëmuar dhe të shkëlqyeshme.
AHA përdoren për ta larguar shtresën e sipërme të lëkurës, zvogëlim të rrudhave, shenjave të plakjes, shenjat e akneve dhe për pigmentimin e parregullt. Pilingët me koncentrim të lartë të AHA përdoren nga specialistët apo dermatologët, mirëpo koncentrimet më të ulëta – në mes të 5 – 10% – mund të përdoren nëpër kremra çdo ditë.
Për t’iu shmangur pezmatimit të lëkurës, filloni me koncentrim më të ulët dhe aplikoni çdo të dytën ditë duke e shpeshtuar në çdo ditë.
Edhe në dozë të ulët acidi mund ta pezmatoj lëkurën, ta thajë dhe ta rris ndjeshmërinë në diell. Mjekët rekomandojnë përdorimin e hidratuesve dhe kremit mbrojtës kundër diellit gjatë përdorimit të kremrave që përmbajnë AHA.

Acidi Salicilik
Acidi Salicilik përdoret kryesisht në produktet kundër akneve. I depërton poret dhe zvogëlon pikat e zeza dhe te bardha me më pak pezmatim sikur mund të ngjajë me acidet alfa-hidroxi. Sikur AHA, acidi salicilik zhvesh lëkurën dhe zvogëlon shenjat e plakjes.
Nëse jeni alergjik në salicilik (që gjendet në aspirinë), nuk duhet të përdorni acidin salicilik. Nëse jeni shtatzënë duhet ta pyesni mjekun para përdorimit.

Acidi Hyaluronik
Acidi Hyaluronik shtohet në produkte për të zvogëluar shenjat e plakjes. Trupi prodhon acid hyaluronik vetvetiu për t’i mbrojtur dhe për t’i lubrifikuar indet. Është i pranishëm në lëkurë, në lëngjet e nyjeve dhe në indet lidhëse. Mosha, pirja e duhanit dhe një dietë e pashëndetshme bën që të prodhohet gjithnjë e më pak.
Produktet që përmbajnë acid hyaluronik mund të ndihmojnë në zbutjen e lëkurës. Është shumë efektive kur kombinohet me vitaminë C.

KOMENTE