Po me Nene Terezen, c'paten? Prej saj ardhka 'e keqja'? Kjo shenjtore qe e vuri veten ne sherbim te njerezimit, qe i dha atij me shume dashuri e me pak urrejtje? Sepse i perkiste gjithe njerezimit, apo pse kishte gjak shqiptar, sic pohonte vete Shenjtorja? Na ruajt zoti nga keta demone, qe nuk e shkulin dot te keqen prej vetes e kujtojne se e keqja jane te tjeret. Turp!
........
Shtatorja i Nënë Terezës, e vendosur në qendër të Mitrovicës, u rrëzua në orët e para të mëngjesit të sotëm. Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, tha se policia u informua sot në mëngjes për rrëzimit e shtatores dhe se hetimet kanë nisur për zbardhjen e shkaqeve.
Deri më tani nuk dihet nëse shtatorja është rrëzuar vetvetiu për shkak të dobësimit të bazamentit, apo nëse është rrëzuar qëllimisht nga një ose disa persona.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit, i cili garantoi se do të ketë ndëshkim për autorët, nëse shtatorja është rrëzuar qëllimisht.
Policia e Mitrovicës kreu ekzaminimet e nevojshme dhe po heton në dy pista, atë të rrëzimit për shkak të dobësimit të bazamentit dhe mundësinë e rrëzimit të qëllimshëm.